Departamenti i Administratës është përgjegjës përmbështetjen e përgjithshme operative të ARH-së, menaxhimin e burimeve njerëzore, çështjeve të logjistikës. personelin, teknologjinë informative.
- Menaxhon shfrytëzimin efektiv të Inventarit të ARH-së (shënimin e barkodeve, gjurmimin e pronës transferimin e pronës etj).
- Menaxhon administrimin dhe aktivitetet e burimeve njerëzore siç janë: rekrutimi, vendosja e shpalljeve për punë, trajnimet e stafit, administrimi i kohës dhe prezencës në punë, vlerësimet e punës së stafit të ARH-së.
- Mbikëqyrë planifikimin e trajnimit të stafit sipas planit të punës të ARH-së.
- Shqyrton dhe menaxhon përshtatshmërinë rreth nevojave për hapësira të zyrave.
- Mbikëqyrë identifikimin e nevojave teknologjike të zyrave dhe mirëmbajtja e pajisjeve të zyrave.
- Ofron udhëzime dhe udhëheqje për stafin e ri.
- Mbikëqyre shfrytëzimet e veturave dhe shpenzimet e tyre duke i regjistruar ato ne tabela dhe diagrame.