Skip Navigation Links
Sinjale pozitive për mundësi bashkëpunimi në mes të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave të Kosovës dhe kompanisë hungareze PQRS e cila shfaqë interesim për investime në sektorin hekurudhor

Sinjale pozitive për mundësi bashkëpunimi në mes të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave të Kosovës dhe kompanisë hungareze PQRS e cila shfaqë interesim për investime në sektorin hekurudhor

05/02/2016

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave të Kosovës z. Enis Berisha ka pritur në takim z. Balogh Imre nga kompania hungareze PQRS.

Pas prezantimit të punimit të ARH-së me temën  “Mjetet lëvizëse dhe mirëmbajtja e tyre pas konfliktit të fundit në Gadishullin Ballkanik” në Konferencën INNORAIL 2015 të mbajtur në muajin Tetor 2015 në Budapest të Hungarisë, z. Balogh Imre ka shprehur interesim për të vizituar Kosovën, për t’u njohur me tepër me institucionin tonë dhe për të parë gjendjen aktuale të sektorit hekurudhor në Kosovë.

Gjatë pritjes që ju bë në ARH, Drejtori Enis Berisha, falënderoi z. Balogh Imre për vizitën që po i bën Kosovës dhe u shpreh mirënjohës për interesimin dhe angazhimin e tij për të bashkëpunuar me Republikën e Kosovës. Gjithashtu përmes tij shprehi falënderimet për mbështetjen e vazhdueshme që shteti hungarez ka dhënë dhe po vazhdon të jep për Kosovën dhe institucionet e saj duke shpresuar në bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe realizim të planeve të përbashkëta.

Në vazhdim, z. Berisha    bëri një prezantim të shkurtër në lidhje me punën, aktivitetet, të arriturat dhe mënyrën e funksionimit të  institucionit si dhe me gjendjen e sektorit hekurudhor në Kosovë.

Ndërsa z. Balogh Imre, pasi falënderoi drejtorin Berisha për pritjen, ka shprehur interesim për të asistuar në zhvillimin e sektorit hekurudhor në Republikën e Kosovës. Ai paraqiti idenë për mundësinë e investimeve në prodhimin e mjeteve lëvizëse në Kosovë si dhe për  mundësinë e hapjes së shkollës dhe qendrave trajnuese në fushën e hekurudhave.

Më pas janë organizuar takime me Menaxherin e Infrastrukturës INFRAKOS, me Operatorin për operim me trena TRAINKOS si dhe me  zyrtarë kompetent në Ministrinë e Infrastrukturës.

Recommend: