Skip Navigation Links
Aprovohet Ekspozeu i Rrjetit 2016

Aprovohet Ekspozeu i Rrjetit 2016

14/03/2016

Në Ministrinë e Infrastruktures, me ftesë të ministrit Lutfi Zharku është mbajtur takimi me palët e interesit për Ekspozeun e Rrjetit 2016.

Në këtë takim mori pjesë Drejtori i Përgjithshëm i ARH-së Enis Berisha si dhe drejtuesit e dy kompanive hekurudhore INFRAKOS dhe TRAINKOS.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth finalizimit të Ekspozeut të Rrjetit 2016, ku pas paraqitjes së mendimeve dhe diskutimeve nga palët e interesit, ministri Lutfi Zharku bëri aprovimin e Ekspozet të Rrjetit 2016.

Recommend: