Skip Navigation Links
STAFI I ARH-së KA NDJEKUR TRAJNIMIN DY DITOR "AUTORIZIMI PËR FUTJEN NË SHERBIM PËR INFRASTRUKTURË DHE MJETE LËVIZËSE HEKURUDHORE"

STAFI I ARH-së KA NDJEKUR TRAJNIMIN DY DITOR "AUTORIZIMI PËR FUTJEN NË SHERBIM PËR INFRASTRUKTURË DHE MJETE LËVIZËSE HEKURUDHORE"

01/04/2016

Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave ka organizuar trajnimin me temën: "Autorizimi për Futjen në Shërbim të Infrastrukturës dhe Mjeteve lëvizëse hekurudhore" me përkrahje nga Komisioni Evropian dhe implementuar nga TAIEX.

Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave respektivisht Departamenti i Sigurisë, më përkrahje nga Komisioni Evropian dhe implementuar nga TAIEX me datë 30-31.03.2016, ka mbajtur trajnimin me temën Autorizimi për Futjen në Shërbim të Infrastrukturës dhe Mjeteve lëvizëse hekurudhore (Authorisation for Placing Into Service (APIS) for Infrastructure and Rolling Stock) në Republikën e Kosovës. Në trajnim morën pjesë departamentet profesionale të ARH-së siç janë: Sigurisë, Interoperabilitetit dhe Rregullimit të Tregut. Ekspertët të cilët e udhëhoqën trajnimin ishin nga Franca z. Pierre Desfray EPSF (French Safety Authority), ekspert nga Autoriteti i Sigurisë në hekurudhat franceze dhe z. Christian Weber SNCF (French Railways Holding), ekspert i hekurudhave shtetërore Franceze. Këto dy ditë ishin një rast i mirë për stafin e ARH-së qe të marrim përvojat dhe njohuritë më të mira nga ekspertët nga Franca. Kjo mbështetje e vazhdueshme nga Komisioni Evropian është një ndihmë shtesë në ngritjen e kapaciteteve profesionale të stafit të ARH-së. Ekspertët nga Franca gjithashtu shprehën mirënjohjen e tyre për punën e mirë që ka bërë ARH ndër vite në realizimin e detyrave të parapara me Ligjin për hekurudha në Republikën e Kosovës. 

Recommend: