Skip Navigation Links
Takim plenar i  grupit të rregullatorëve të pavarur të Evropës

Takim plenar i grupit të rregullatorëve të pavarur të Evropës

06/05/2016

27-28 Prill 2016, Gdansk, Poloni

Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave të Kosovës si anëtare e grupit të rregullatorëve të pavarur të Evropës, me datë 27-28 prill 2016 mori pjesë në takimin plenar të këtij grupi të organizuar në Gdansk të Polonisë. Si pjesëmarrës në ketë takim plenar përfaqësuesit e ARH-së si anëtare e këtij grupi rregullator, prezantuan të arriturat e institucionit  në periudhën e fundit si dhe punët aktuale që janë duke u zhvilluar në sektorin hekurudhor të Kosovës. Gjatë takimit dy ditor u dhanë  komentet tona rreth pyetësorëve të fundit të këtij grupi, u votua në adoptimin e rregulloreve të fundit të IRG-së si dhe u diskutua rreth punëve dhe progreseve të fundit në IRG. Përfaqësuesit tanë zhvilluan takime me përfaqësues te  rregullatorëve tjerë të vendeve anëtare të këtij grupi ku u shkëmbyen eksperiencat e përbashkëta. Në këtë takim u bisedua edhe për rekomandimet e mundshme nga Komision Evropian për mbajtjen e punëtorisë  që do ta organizojmë në ditët në vijim me ndihmën e TAIEX-it. Vlen të theksohet se gjatë këtij takimi dy ditor është  fituar eksperiencë mjaftë e mirë dhe njohuri të reja në fushën e hekurudhave.

Recommend: