Skip Navigation Links
NJOFTIM PËR MEDIE

NJOFTIM PËR MEDIE

12/01/2017

Prishtinë, 12.01.2017

Nisur nga informacionet e fundit, rreth mundësisë së fillimit të transportit të udhëtarëve me tren, në linjën hekurudhore Beograd-Mitrovicë, Autoritetit Rregullativ i Hekurudhave është duke përcjellë më kujdes ketë situatë dhe shpreh shqetësimin për këto paralajmërime për transport hekurudhor pa përfillur Ligjin bazik Nr. 04/L-063 të Hekurudhave të Kosovës.

Në bazë të Ligjit të Hekurudhave të Kosovës, i vetmi autoritet përgjegjës në Kosovë për licencimin e ndërmarrjeve hekurudhore, rregullimin dhe mbikëqyrjen e sektorit hekurudhor dhe dhënien e certifikatave dhe autorizimeve të sigurisë për nënsisteme hekurudhore është Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave të Kosovës (ARH). Në ketë drejtim, dëshirojmë të informojmë institucionet e vendit, qytetarët dhe të gjithë akterët, duke u bazuar në Ligjin e lartcekur, Neni 91, në mënyrë shumë të qartë dhe specifike e ndalon operimin e një ndërmarrje hekurudhore, brenda territorit të Republikës së Kosovës, pa qenë paraprakisht e licencuar dhe e pajisur me Certifikatë të Sigurisë.

Është e ndaluar të operohet me shërbime hekurudhore të shfrytëzimit të përbashkët në Kosovë pa licencë të domosdoshme, certifikata dhe autorizime ˮ

Ne si ARH konfirmojmë se kompanitë në fjalë janë ilegale dhe se asnjë kërkesë apo aplikacion për Licencë apo Certifikatë të Sigurisë nuk është pranuar nga ana jonë për operime me trena pos kompanive që tanimë janë të licencuara dhe të pajisura me Certifikatën e Sigurisë tek ne si Rregullator përgjegjës. Si rrjedhojë, çdo operim i cilës do ndërmarrje hekurudhore pa u pajisur me Licencë si dhe Certifikatë të Sigurisë është i kundërligjshëm dhe i pa pranueshëm për ne.

Ne si ARH, në kuadër të përgjegjësisë ligjore që kemi, ju informojmë se operimet e tilla janë të jashtëligjshme bazuar në Ligjin e Hekurudhave të Kosovës Nr. 04/L-063.

Prishtinë, me 12.01.2017

Recommend: