Skip Navigation Links
Bordi ARH-së, vizitë zyrtare në Drejtorinë e Inspektoratit Hekurudhor në Shqipëri

Bordi ARH-së, vizitë zyrtare në Drejtorinë e Inspektoratit Hekurudhor në Shqipëri

14/12/2016

Prishtinë, 14 dhjetor2016

Bordi Mbikëqyrës i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave i kryesuar nga Arsim Berisha, gjatë një vizite zyrtare në Shqipëri, ka zhvilluar takim me Drejtorinë e Inspektoratit Hekurudhor në Shqipëri. Me ketë rast në takim u pritën nga Drejtori Ahmet Allamani.

Gjatë këtij takimi, u diskutua për rritjen e bashkëpunimit në fushën e mbikëqyrjes së sigurisë hekurudhore. Me ketë rast, z. Allamani i njoftoj edhe për procesin e ndryshimit të Kodit Hekurudhor në Shqipëri i cili qysh me datën 15.12.2016 pritet të votohet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, me çka në aspektin ligjor, Shqipëria merr model ligjin e Hekurudhave të Kosovës dhe sistemin tonë hekurudhor.

Në ketë takim, pos tjerash, Gëzim Qerimi, anëtar i Bordit Mbikëqyrës të ARH-së, duke u nisur nga fakti se ne tashmë kemi përvojë në organizimin e ri hekurudhor, shprehu gatishmërinë të ofrojmë përvojën tonë në shërbim të ndërtimit të sistemit të ri hekurudhor dhe avancimit të kuadrit ligjor në harmoni me atë të BE-së, pasi që tek ne, tashmë i gjithë kuadri është hartuar në harmoni të plotë më direktivat e BE-së për ketë fushë.

z. Allamani shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e vazhdueshëm të këtij institucioni me ARH-në dhe perspektivën e përbashkët në zhvillimin e këtij sektori strategjik për vendet tona.

Recommend: