Skip Navigation Links
Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi në mes të Doganës së Kosovës dhe  Hekurudhave të Kosovës

Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi në mes të Doganës së Kosovës dhe Hekurudhave të Kosovës

16/03/2017

Prishtinë 16 mars 2017

Dogana e Kosovës së bashku me Hekurudhat e Kosovës kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi, nënshkrimi u bë nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganës z. Bahri Berisha dhe përfaqësuesit e hekurudhës z. Agron Thaçi Kryeshef i Infrakos Sh.A dhe Gelor Shala Kryeshef i Trainkos Sh.A. Në këtë ceremoni për nënshkrimin e këtij memorandumi, pjesëmarrës ishin edhe Kryesuesi i Bordit Mbikëqyrës i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, Arsim Berisha, i shoqëruar nga anëtarët, Shkumbin Hyseni e Gëzim Qerimi dhe nga U. D. Drejtori i Përgjithshëm Shkelzen Qorri.

Ky Memorandum ka për qëllim përcaktimin e modaliteteve, instrumenteve dhe mënyrave të bashkëpunimit lidhur me krijimin e kushteve dhe procedurave efektive për zhdoganimin e dërgesave, si dhe importeve të cilat bëhen nëpërmjet Hekurudhave të Kosovës, me qëllim të ushtrimit të kontrollit më efektiv doganor, shkëmbimit aktiv të informatave, zvogëlimit të kohës së pritjes se mallrave, si dhe masave tjera të nevojshme, për të rritur efikasitetin dhe efektivitetin e zhdoganimit të mallrave që importohen.

Me këtë rast nga palët nënshkruese të këtij memorandumi u theksua se Dogana dhe Hekurudhat luajnë rol të rëndësishëm në transportin e mallrave prandaj edhe sot përmes këtij memorandumi do të thjeshtësojmë procedurat dhe të ju mundësojmë bizneseve ulje të kostove të transporteve për mallrat e tyre. Nga ta u shprehë dëshira qe ky memorandum të futet menjëherë në fuqi dhe të respektohet në praktikë në mënyrë qe të lehtësoj procedurat në importin dhe exportin e transportit të mallrave e cila do të ndikonte që transporti i mallrave me hekurudhë të mbetët fokus për bizneset vendore dhe ato ndërkombëtare.

Gjithashtu, ata u zotuan se institucionet të cilat ata drejtojnë do të qëndrojë në ballë të obligimeve që dalin nga ky memorandum dhe shprehën gatishmërinë që ky bashkëpunim ndërmjet këtyre institucioneve të vazhdojë të zhvillohet edhe më shumë edhe me institucione dhe organizata tjera në mënyrë që bizneseve që transportojnë mallra me Hekurudhë  t’u ofrohen shërbime edhe më të shpejta dhe më kualitative.

Kryesuesi i Bordit Mbikëqyrës të ARH-së, z. Arsim Berisha i përgëzoi palët nënshkruese të këtij memorandumi duke i inkurajuar që një bashkëpunim i tillë të vazhdoi edhe në fushat tjera dhe me institucione tjera, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më kualitative për shfrytëzuesit e transportit hekurudhor.

Krijimi i kushteve sa më të mira për transportimin e mallrave me hekurudhë ofron përfitime të shumëfishta, fillimisht për bizneset më pas edhe për qytetarët dhe shoqërinë tonë në përgjithësi. Iniciativa të tilla meritojnë mbështetje sepse ato do të ndikojnë edhe në zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik të vendit tonë. Lehtësimi i procedurave doganore do të jetë një indikator për orientimin e bizneseve që mallrat e tyre të bartën përmes hekurudhave.

Recommend: