Skip Navigation Links
DELEGACIONI I AUTORITETIT RREGULLATIV TË HEKURUDHAVE (ARH) MORI PJESË NË VIZITË STUDIMORE TRE DITORE, TË ORGANIZUAR NGA AGJENCIONI EVROPIAN I HEKURUDHAVE (ERA) DHE AGJENCIONI I SIGURISË HEKURUDHORE TË FINLANDËS

DELEGACIONI I AUTORITETIT RREGULLATIV TË HEKURUDHAVE (ARH) MORI PJESË NË VIZITË STUDIMORE TRE DITORE, TË ORGANIZUAR NGA AGJENCIONI EVROPIAN I HEKURUDHAVE (ERA) DHE AGJENCIONI I SIGURISË HEKURUDHORE TË FINLANDËS

12/05/2017

Një delegacion i ARH-së, i përbërë nga Shkumbin Hyseni, anëtar i Bordit Mbikëqyrës, Shkelzen Qorri, U. D. Drejtor i Përgjithshëm dhe Afrim Mehmetaj, Kryesues i Departamentit të Sigurisë, mori pjesë në një vizitë studimore për vendet e IPA-s që është mbajtur në Helsinki – Finlandë, ku për qëllim kishte trajnimin e zyrtarëve për implementimin e kërkesave të BE-së që kanë të bëjnë me makinistë të trenave.

Nën organizimin dhe sponzorizimin e Agjencionit Evropian të Hekurudhave (ERA), në Helsinki të Finlandës, gjatë datave 09 – 11 Maj 2017 janë mbajtur  disa aktivitete të rëndësishme për sektorin hekurudhor ku në mesin e shumë vendeve pjesëmarrëse si: Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Turqia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia, ishte edhe Kosova, e përfaqësuar me një delegacion nga Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave. Gjatë këtyre ditëve të qëndrimit në Helsinki, delegacioni i ARH-së ka marrë pjesë në Takimin Plenar, trajnimet e kombinuar në shtjellimin e temave për shkollimin dhe trajnimin në punë  praktike të makinistëve të trenave si dhe plotësimin e kërkesave nga aspekti i mirëmbajtjes së mjeteve lëvizëse në punëtoritë e mirëmbajtjes në Helsinki, ka vizituar Kolegjin Hekurudhor të Finlandës (Finnish Railway College) në Kouvola, në të cilin shkollohet dhe përgatitet stafi i cili do të punoi në Hekurudhat e Finlandës, kanë ndjekur disa prezantime në Qendrën e Mirëmbajtjes së Mjeteve Lëvizëse Hekurudhore në Helsinki si dhe kanë shfrytëzuar rastin dhe mundësinë që të shohin për së afërmi llojet e mirëmbajtjeve të cilat kryhen në këtë qendër, e cila është qendra kryesore e mirëmbajtjes së mjeteve lëvizëse në Finlandë.

Pjesëmarrja e delegacionit të ARH-së në të gjitha aktivitetet e lartcekura ishte një mundësi dhe përvojë e mirë pasi që ata kishin mundësinë që të shihnin nga afër se cilat praktika dhe çfarë programi të shkollimit kanë në Finlandë si dhe mundësinë që ti shihnin dhe provonin edhe praktikisht Simulatorët në të cilët makinistët e kryejnë pjesën e provimit teorik të vozitjes së lokomotivës.

Recommend: