Skip Navigation Links
U. D. I DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË ARH-SË DHE KRYESUESI I DEPARTAMENTIT TË SIGURISË, MORËN PJESË NË NJË VIZITË TË KARAKTERIT STUDIMOR NË BUDAPEST TË HUNGARISË

U. D. I DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË ARH-SË DHE KRYESUESI I DEPARTAMENTIT TË SIGURISË, MORËN PJESË NË NJË VIZITË TË KARAKTERIT STUDIMOR NË BUDAPEST TË HUNGARISË

03/07/2017

Prishtinë, 03 Korrik 2017

Përfaqësues të ARH-së, konkretisht U. D. i Drejtorit të Përgjithshëm të ARH-së, Shkelzen Qorri dhe Kryesuesi i Departamentit të Sigurisë, Afrim Mehmetaj, kanë marrë pjesë në një vizitë studimore të organizuar dhe sponzorizuar nga Agjencioni i Bashkimit Evropian për Hekurudha, Ministria e Transportit të Hungarisë, Agjencioni i Sigurisë Hekurudhore dhe Universiteti Teknik të Hungarisë, ku si pjesëmarrës ishin të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, vendet e IPA-s (Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Turqia) si dhe përfaqësues nga Izraeli.

Temë diskutimi në këtë vizitë ishin aspektet e Sigurisë Hekurudhore dhe Interoperabilitetit, implementimi i legjislacionit Evropian, aplikimi i Metodave të Përbashkëta të Sigurisë për Vlerësimin dhe Llogaritjen e Rrezikut (Common Safety Method for Risk Evaluation and Assessment), aplikimi i ERTMS (European Railway Traffic Management System), i cili në vete përfshinë ETCS dhe GSM-R, ku u shtjelluan të gjitha nivelet e aplikimit të ETCS (European Train Control System).

Në kuadër të kësaj vizite, një përvojë e veçantë gjithashtu ishte edhe vizita në fabrikën për prodhimin e konstruksionit të vagonëve të udhëtarëve nga kompania Stadler, ku pjesëmarrësit kishin mundësinë që për së afërmi të njoftoheshin për të gjitha procedurat e ndërtimit të trupit të vagonit duke filluar nga lënda e parë e deri te ngjyrosja dhe prodhimi final i vagonit. Pastaj vizita në qendrën historike të riparimit të mjeteve lëvizëse për të parë nga afër të gjitha llojet e lokomotivave të përdorura në Hungari qysh prej themelimit e deri në ditët e sotme.

Si përfundim mund të konstatojmë se pjesëmarrja në këtë vizitë me karakter studimor ishte një përvojë shumë e mirë për neve dhe e dobishme për institucionin tonë.

Recommend: