Skip Navigation Links
DELEGACIONI I AUTORITETIT RREGULLATIV TË HEKURUDHAVE MORI PJESË NË TAKIMIN E 46-të PLENARË TË AUTORITETEVE NACIONALE TË SIGURISË DHE VENDEVE TË IPA-s, QË U MBAJT NË VALENCIENNES TË FRANCËS

DELEGACIONI I AUTORITETIT RREGULLATIV TË HEKURUDHAVE MORI PJESË NË TAKIMIN E 46-të PLENARË TË AUTORITETEVE NACIONALE TË SIGURISË DHE VENDEVE TË IPA-s, QË U MBAJT NË VALENCIENNES TË FRANCËS

23/11/2017

Delegacioni i ARH-së, i përbërë nga Gëzim Qerimi, anëtar i Bordit Mbikëqyrës të ARH-së, Shkelzen Qorri, Drejtori i Përgjithshëm i ARH-së dhe Afrim Mehmetaj, Kryesuesi i Departamentit të Sigurisë morën pjesë në takimin e 46-të plenar të Autoriteteve Kombëtare të Sigurisë dhe vendeve të IPA-s, i cili u mbajt gjatë datave 21 dhe 22 nëntor 2017, nën organizimin e Agjencionit Evropian të Hekurudhave (ERA). Tema e këtij takimi ishte harmonizimi i rregullave kombëtare me kërkesat e BE-së.

Në ketë aktivitet të organizuar nga Agjencioni Evropian i Hekurudhave (ERA), ku pjesëmarrës ishin përfaqësues nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe nga vendet e IPA-s, u trajtuan shumë tema me rëndësi për sektorin hekurudhor siç janë: kultura e sigurisë dhe roli i agjencioneve nacionale të sigurisë, programet e auditimit të cilat janë realizuar nën mbikëqyrjen e ERA-s, ku këto programe kanë në fokus të veçantë ngritjen e kapaciteteve të organeve nacionale të sigurisë. Gjithashtu u diskutua edhe për paketën e katërt hekurudhore, si dhe për One Stop Shop, që ka të bëjë me dhënien e certifikatës unike të sigurisë në nivel Evropian.

Një fokus i veçantë nga të pranishmit ju dha edhe rezultateve të arritura me projektin e IPA II (2016-2017), si dhe planet për të ardhmen. Gjatë këtij takimi nuk mbet pa u diskutua edhe rreth përgjigjeve për pyetësorin e dërguar nga ERA lidhur me të arriturat e secilit agjencion të sigurisë veç e veç, si dhe për rregullat nacionale dhe ato teknike.

Takimi i 46-të plenar i Autoriteteve Kombëtare të Sigurisë dhe vendeve të IPA-s u përmbyll me diskutimin rreth perspektivës së projektit të IPA II (2018 -2019), ku u dhanë pikëpamjet e disa prej pjesëmarrësve lidhur me ketë projekt.

Recommend: