Skip Navigation Links
NË PODGORICË TË MALIT TË ZI ËSHTË MBAJTUR “TAKIMI I 28-TË HEKURUDHOR I GRUPIT PUNUES INTERMODAL I SEETO-S”

NË PODGORICË TË MALIT TË ZI ËSHTË MBAJTUR “TAKIMI I 28-TË HEKURUDHOR I GRUPIT PUNUES INTERMODAL I SEETO-S”

11/10/2017

Një delegacion i ARH-së, i përbërë nga Jakup Bellaqa, Kryesues i Departamentit të Rregullimit të Tregut dhe Avdylkader Muçaj, Kryesues i Departamentit Ligjor/Licencim, morën pjesë në Takimin e 28-të Hekurudhor të Grupit Punues Intermodal i SEETO-s, i cili është mbajtur nga 09 – 11 Tetor 2017, në Podgoricë të Malit të Zi.

Qëllimi i këtij takimi ka qenë formulimi i strategjisë  për krijimin e një  zone të vetme evropiane hekurudhore sipas ligjeve dhe direktivave të BE-së, analizimi i nevojave për trajnim në fushën e rregullimit të tregut si dhe ekonomia hekurudhore.

Në këtë aktivitet ndërkombëtar, ku të pranishëm ishin shumë përfaqësues nga sektori hekurudhor i vendeve fqinje dhe vendeve të BE-së, përveç temave të parapara sipas agjendës, pjesëmarrësit nga ARH kishin mundësinë që për së afërmi të njiheshin edhe me përvojat më të mira nga përfaqësuesit e sektorit hekurudhor të vendeve të rajonit dhe institucioneve hekurudhore të BE-së.

Pjesëmarrja e zyrtarëve të ARH-së në këtë aktivitet ishte një mundësi e mirë që përveç temave me rëndësi që janë trajtuar, të shfrytëzojnë rastin për të realizuar takime tjera me të pranishmit, siç ishin përfaqësues të sektorit hekurudhor nga vendet fqinje dhe nga vendet e BE-së, për të diskutuar çështje me rëndësi dhe në të mirë të sektorit hekurudhor në Kosovë. 

Recommend: