Skip Navigation Links
MIRATOHET RAPORTI VJETOR I AUTORITETIT RREGULLATIV TË HEKURUDHAVE  PËR VITIN 2017

MIRATOHET RAPORTI VJETOR I AUTORITETIT RREGULLATIV TË HEKURUDHAVE PËR VITIN 2017

12/06/2018

Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, i Kuvendit të Kosovës e ka miratuar Raportin Vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2017.

Bordi Mbikëqyrës i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave (ARH) së bashku me U. D. Drejtorin e Përgjithshëm morën pjesë në mbledhjen e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, të Kuvendit të Kosovës, për shqyrtimin e Raportit Vjetor të Punës për Vitin 2017. Raporti u prezantua nga Kryetari i Bordit të ARH-së, z. Arsim Berisha, i cili në pika të trasha, para anëtarëve të komisionit paraqiti të arriturat dhe sfidat me të cilat ARH është ballafaquar gjatë vitit 2017. 

Pas debatit që u zhvillua rreth këtij raporti, komisioni e miratoi Raportin Vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave (ARH) për vitin 2017, ku me këtë rast rekomandohet miratimi edhe nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Recommend: