Skip Navigation Links
PËRFAQËSUES TË AUTORITETIT RREGULLATIV TË HEKURUDHAVE MARRIN PJESË NË INNOTRANS 2018

PËRFAQËSUES TË AUTORITETIT RREGULLATIV TË HEKURUDHAVE MARRIN PJESË NË INNOTRANS 2018

24/09/2018

Prishtinë, 24 shtator 2018

Përfaqësues të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave të Kosovës kanë marrë pjesë në InnoTrans 2018, i cili është mbajtur në Berlin të Gjermanisë, nga data 18-21 Shtator 2018. Në margjinat e këtij organizimi mes tjerash, përfaqësuesit e ARH-së kanë realizuar takim me përfaqësuesit e Universitetit Teknik të Dresdenit të Gjermanisë. Në këtë takim janë diskutuar tema me interes të përbashkët në fushën e hekurudhave, me theks të veçantë ngritja e nivelit të sigurisë hekurudhore në Republikën e Kosovës. Delegacionet rrespektive janë dakorduar për bashkëpunim ndërinstitucional në të ardhmen e afërt, ku hapi i parë do të jetë vizita e një delegacioni nga Universiteti Teknik i Dresdenit, në Republikën e Kosovës gjatë muajit Tetor 2018, si dhe nënshkrimi i një marrëveshje zyrtare bashkëpunimi mes universitetit në fjalë dhe ARH-së. 

Recommend: