Skip Navigation Links
DREJTORI I PËRGJITHSHËM I AUTORITETIT RREGULLATIV TË HEKURUDHAVE ME BASHKËPUNTORË KA PRITUR NË TAKIM PËRFAQËSUESIN E UNIVERSITETIT TEKNIK TË DRESDENIT, DR. ING. ERIC SCHӦNE

DREJTORI I PËRGJITHSHËM I AUTORITETIT RREGULLATIV TË HEKURUDHAVE ME BASHKËPUNTORË KA PRITUR NË TAKIM PËRFAQËSUESIN E UNIVERSITETIT TEKNIK TË DRESDENIT, DR. ING. ERIC SCHӦNE

05/10/2018

Prishtinë, 05 Tetor 2018

Drejtori i përgjithshëm i ARH-së, Shkelzen Qorri me bashkëpunëtorët e tij ka pritur në takim përfaqësuesin e Universitetit Teknik të Dresdenit Dr. Ing. Eric Schöne, ku mes tjerash është sjellë draft Marrëveshja e Bashkëpunimit, e cila pritet të nënshkruhet në mes të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave dhe Universitetit Teknik të Dresdenit. Po ashtu, në këtë takim z. Eric Schöne ka bërë një prezantim të projekteve në fushën e hekurudhave që Universiteti Teknik i Dresdenit ka kryer (realizuar) në Gjermani si dhe ato të ngjashme të cilat mundë të kryhen dhe i përgjigjen sektorit hekurudhor në Kosovë, përmes projekteve të përbashkëta.

Çështjet kryesore të projekteve të përbashkëta të cilat janë diskutuar, kanë të bëjnë me sigurinë në komunikacionin hekurudhor brenda territorit të Kosovës, me theks të veçantë hartimin i rregullave për sinjalizimin e vendkalimeve në nivel rruge/hekurudhe dhe çështja e makinistëve të trenave. Ky takim ka qenë vazhdimësi e takimit paraprak të mbajtur në margjinat e InnoTrans 2018 në Berlin.

Referuar gatishmërisë së ndërsjellë, këto takime do të vazhdojnë edhe në të ardhmen dhe do të kurorëzohen me projektet konkrete në të mirë të sektorit hekurudhor në Republikën e Kosovës. 

 

Recommend: