Skip Navigation Links
DREJTORI I PËRGJITHSHËM I AUTORITETIT RREGULLATIV TË HEKURUDHAVE ME BASHKËPUNËTORË VIZITUAN KOMUNËN E HANIT TË ELEZIT

DREJTORI I PËRGJITHSHËM I AUTORITETIT RREGULLATIV TË HEKURUDHAVE ME BASHKËPUNËTORË VIZITUAN KOMUNËN E HANIT TË ELEZIT

12/10/2018

Në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive që ARH ka, me qëllim të diskutimit të nivelit të sigurisë në hekurudha, siç janë vendkalimet në nivel, sinjalizimi dhe aksidentet hekurudhore, drejtori i ARH-së me bashkëpunëtorët e tij kanë nisur një fushatë të vizitave në komunat nëpër të cilat kalon hekurudha.

Fillimisht, Drejtori i përgjithshëm i ARH-së, Shkelzen Qorri me bashkëpunëtorët e tij kanë vizituar komunën e Hanit të Elezit, ku janë pritur nga kryetari, Rufki Suma me bashkëpunëtorë.

Në këtë takim, drejtori Qorri ka njoftuar kryetarin Suma lidhur me kompetencat dhe përgjegjësitë që ARH ka në rregullimin dhe mbikëqyrjen e sektorit hekurudhor në Republikën e Kosovës. Në kuadër të kësaj u diskutua edhe për përgjegjësitë që komunat kanë ndaj pjesës së hekurudhës që kalon nëpër territorin e tyre, në aspektin e sigurisë, kontrollit të vendkalimeve legale dhe ilegale, sinjalizimit, pastrimi i brezit hekurudhor nga shkurret dhe mbeturinat, etj.

Të dyja palët u pajtuan se identifikimi i përgjegjësive, koordinimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve ndërinstitucionale, si dhe trajtimi me seriozitet dhe profesionalizëm i këtyre përgjegjësive nga të gjitha palët e interesit në sektorin hekurudhor, do të ndikonin në ngritjen e nivelit të sigurisë dhe uljen apo eliminimin e tërësishëm të aksidenteve hekurudhore.

Në përfundim të këtij takimi u diskutua edhe mundësia e organizimit të një fushate të përbashkët vetëdijesimi, me qëllim të informimit dhe ngritjes së nivelit të përgjegjësisë tek të gjitha palët e interesit dhe shfrytëzuesit direkt apo indirekt të hekurudhës.  

Recommend: