Skip Navigation Links
MENAXHMENTI I AUTORITETIT RREGULLATIV TË HEKURUDHAVE VIZITUAN KOMUNËN E KAÇANIKUT

MENAXHMENTI I AUTORITETIT RREGULLATIV TË HEKURUDHAVE VIZITUAN KOMUNËN E KAÇANIKUT

29/10/2018

Në kuadër të turit të vizitave në komunat nëpër të cilat kalojnë linjat hekurudhore, menaxhmenti i ARH-së, i përbërë nga Shkumbin Hyseni, anëtar i Bordit Mbikëqyrës, Shkelzen Qorri, Drejtor i përgjithshëm, Afrim Mehmetaj, Drejtor i Departamentit të Sigurisë dhe Zyrafete Zejnullahu - Krasniqi, Drejtor i Departamentit të Interoperabilitetit, sot kanë vizituar komunën e Kaçanikut, ku janë pritur nga nënkryetari, Ylber Bajra me bashkëpunëtorë.

Siguria e përgjithshme hekurudhore, rregullimi dhe shenjëzimi i vendkalimeve, ndërtimet afër infrastrukturës hekurudhore, pastrimi i bimësisë afër vendkalimeve dhe përgjatë brezit hekurudhor, etj., ishin temat të cilat u diskutuan sot në takimin e zhvilluar në mes të përfaqësuesve të ARH-së dhe atyre të Komunës së Kaçanikut. Të dyja palët vlerësuan se kjo nismë është një fillim i mbarë i komunikimit ndërinstitucional, ndërsa uruan që takime të tilla të ketë edhe me institucionet tjera përgjegjëse për sektorin hekurudhor të Kosovës.

Drejtori i përgjithshëm i ARH-së, Shkelzen Qorri, uroi në bashkëpunime të reja në këtë drejtim, ndërsa kërkoi nga institucionet relevante që edhe më tutje të përkushtohen në shenjëzimin dhe rregullimin e vendkalimeve, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacionin hekurudhorë.

Ndërsa Nënkryetari Bajra shtoi se kjo është një temë e ndjeshme, duke shprehur shqetësimin për vetëdijesimin e përgjithshëm karshi sigurisë në komunikacionin hekurudhor, ndërsa tha se Komuna e Kaçanikut ka vendosur në të gjitha vendkalimet legale shenjëzimin vertikal.

Të dyja palët u zotuan për të vazhduar bashkëpunimin dhe koordinimin për hapat e mëtejmë për rritjen e nivelit të sigurisë së qytetarëve në komunikacionin hekurudhorë.

Recommend: