Skip Navigation Links
PËRFAQËSUES TË AUTORITETIT RREGULLATIV TË HEKURUDHAVE SOT QËNDRUAN NË KOMUNËN E FERIZAJT

PËRFAQËSUES TË AUTORITETIT RREGULLATIV TË HEKURUDHAVE SOT QËNDRUAN NË KOMUNËN E FERIZAJT

01/11/2018

Përfaqësuesit e ARH-së kanë vazhduar me vizitat që janë duke i bërë në komunat nëpër të cilat kalojnë linjat hekurudhore. Ata sot kanë qëndruar në komunën e Ferizajt, ku janë pritur nga numri një i Komunës, Agim Aliu, me bashkëpunëtorë.

Sikur se edhe në takimet paraprake, temë diskutimi ishte siguria e përgjithshme hekurudhore, kontrolli i vendkalimeve legale dhe ilegale, rregullimi dhe sinjalizimi i tyre, pastrimi i brezit hekurudhor nga shkurret dhe mbeturinat, ndërtimet afër infrastrukturës hekurudhore, etj. Nga zyrtarët e ARH-së, Kryetarit Agim Aliu ju sqaruan përgjegjësitë ligjore që ata si institucion komunal kan në aspektin e mirëmbajtjes dhe sigurimit të vendkalimeve me sinjalizimet adekuate, në pjesën e linjës hekurudhore që shtrihet në territorin e Komunës së Ferizajt.

Duke pas parasysh situatën specifike që qyteti i Ferizajt e ka, ku linja hekurudhore shtrihet në mes të qytetit dhe e ndanë qytetin në dy pjesë, nuk mbet pa u diskutuar edhe çështja e projektit që parasheh modernizimin e kësaj linje dhe bashkimin e qytetit përmes realizimit të këtij projekti i cili do të mbështetet nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Nga palët u vlerësua si shumë i rëndësishëm realizimi i këtij projekti, pasi që do të ndikon jashtëzakonisht shumë në rritjen e nivelit të sigurisë për pjesëmarrësit e komunikacionit hekurudhor dhe për qytetarët e Ferizajt.

Palët u zotuan  se takime të tilla do të zhvillohen edhe në të ardhmen, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional për kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive nga të gjitha palët e interesit, në mënyrë që siguria e qytetarëve në komunikacionin hekurudhorë të jetë prioritet dhe në nivel të kënaqshëm.

Recommend: