Skip Navigation Links
PËRFAQËSUES TË AUTORITETIT RREGULLATIV TË HEKURUDHAVE MARRIN PJESË NË PUNËTORINË RAJONALE TË IPA-s “SFIDAT E REJA PËR AUTORITETET HEKURUDHORE TË BALLKANIT PERËNDIMOR”

PËRFAQËSUES TË AUTORITETIT RREGULLATIV TË HEKURUDHAVE MARRIN PJESË NË PUNËTORINË RAJONALE TË IPA-s “SFIDAT E REJA PËR AUTORITETET HEKURUDHORE TË BALLKANIT PERËNDIMOR”

18/10/2018

Me ftesë të ERA-s, me datat 16 dhe 17 Tetor, Drejtori i përgjithshëm i ARH-së, Shkelzen Qorri, së bashku me Drejtorin e Departamentit të Sigurisë, Afrim Mehmetaj, kan marrë pjesë në Punëtorinë e organizuar nga ERA, Ministria e Transportit të Hungarisë dhe Agjencia e Sigurisë hekurudhore hungareze, në Budapest të Hungarisë.

Në ketë punëtori, pjesëmarrës ishin vendet e Bashkimit Evropian dhe vendet e IPA-s. Dita e parë e punëtorisë ka mbuluar aspekte të temave të cilat mbulohen nga IPA, ku kanë marrë pjesë vetëm vendet e Ballkanit perëndimor. Gjatë kësaj dite u diskutua lidhur me zhvillimet në sektorin hekurudhor në këto vende, ku në fokus të veçantë ka qenë planifikimi i punëve për vitin 2019. Në kuadër të kësaj, Drejtori i Departamentit të Sigurisë, Afrim Mehmetaj, ka ngritë si çështje nevojën e reduktimit të rregullave nacionale të sigurisë në vendet e IPA-s, kjo pasi që të gjitha këto vende janë në proces të përafrimit të legjislacioni evropian me atë vendor. “Ka qenë premtim i ERA-s që do ta udhëheqë ketë proces por deri më tani nuk kemi parë ndonjë rezultat konkret, prandaj propozova prapë që të ngritët një grup punues i cili do të merrej me reduktimin e rregullave nacionale të sigurisë në vendet e IPA-s”.

Pas diskutimeve ndërmjet përfaqësuesve të ERA-s, Komisionit Evropian, SEETO-s dhe vendeve të IPA-s, si konkludim doli se duhet të bëhen më shumë përpjekje për të filluar me krijimin e grupit punues i cili do të merrej me reduktimin e rregullave nacionale të sigurisë në vendet e IPA-s, nën monitorimin e ERA-s.

Ndërsa gjatë ditës së dytë është mbajtur punëtoria e VItë e ERA-s mbi Zhvillimet në Sigurinë dhe Interoperabilitetin hekurudhor, ku morën pjesë të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, vendet e IPA-s si dhe shumë pjesëmarrës nga menaxherët e infrastrukturës dhe ndërmarrjeve hekurudhore të Evropës. U trajtuan temat lidhur me sfidat hekurudhore në vitin 2019, si të sigurohet një e ardhme e suksesshme për hekurudhat evropiane, sfidat e fazës finale para hyrjes në fuqi të pakos së IVtë hekurudhore në Evropë, sigurisë dhe menaxhmentit, aplikimi i ERTMS-së, dhënia e një certifikate të vetme të sigurisë, One Stop Shop, dhe aplikimi i ETCS në Zvicër, Lituani, Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë, etj.

Recommend: