Skip Navigation Links
KRYESUESI I BORDIT MBIKËQYRËS DHE DREJTORI I PËRGJITHSHËM I AUTORITETIT RREGULLATIV TË HEKURUDHAVE, ME BASHKËPUNËTORË KAN VIZITUAR KOMUNËN E KLINËS

KRYESUESI I BORDIT MBIKËQYRËS DHE DREJTORI I PËRGJITHSHËM I AUTORITETIT RREGULLATIV TË HEKURUDHAVE, ME BASHKËPUNËTORË KAN VIZITUAR KOMUNËN E KLINËS

19/11/2018

Kryesuesi i Bordit Mbikëqyres, Arsim Berisha dhe Drejtori i përgjithshëm i ARH-së, Shkelzen Qorri, të shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët, Shkumbin Hyseni, anëtar i Bordit, Afrim Mehmetaj, Drejtor i Departamentit të Sigurisë dhe Zyrafete Krasniqi, Drejtor i Departamentit të Interoperabilitetit, kan vizituar Komunën e Klinës, ku jan pritur nga Kryetari, Prof. Dr. Zenun Elezaj dhe stafi i tij.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për linjën hekurudhore Prishtinë-Pejë, saktësisht për pjesën e cila shtrihet për gjatë territorit të Komunës së Klinës. Siguria e përgjithshme hekurudhore, kontrolli i vendkalimeve legale dhe ilegale, rregullimi dhe sinjalizimi i tyre, pastrimi i brezit hekurudhor nga shkurret dhe mbeturinat, ndërtimet afër infrastrukturës hekurudhore, etj., ishin temat kyçe të diskutimeve gjatë këtij takimi.

Të dyja palët u pajtuan se duhet të rritet niveli i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional dhe të vazhdohet me intensitet dhe përgjegjësi puna në trajtimin e kësaj problematike. Kryetari Elezaj u zotua se do të ndërmarrin hapat e nevojshëm sipas përgjegjësive ligjore që ata si Komunë kan karshi kësaj çështjeje.  

Recommend: