Skip Navigation Links
PUNËTORI 3 DITORE PËR HARTIMIN E PLANIT STRATEGJIK 2019-2023 PËR AUTORITETIN RREGULLATIV TË HEKURUDHAVE

PUNËTORI 3 DITORE PËR HARTIMIN E PLANIT STRATEGJIK 2019-2023 PËR AUTORITETIN RREGULLATIV TË HEKURUDHAVE

29/11/2018

Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave në bashkëpunim me Misionin e ekspertëve të TAIEX-it dhe me mbështetje të Komisionit Evropian ka organizuar punëtorinë 3 ditore për hartimin e Planit Strategjik 2019-2023 për Autoritetin Rregullativ të Hekurudhave.

Ekspert nga Taiex ishin z. Christian WEBER, Këshilltar i Lartë për Ndërveprimin SNCF ( Hekurudhat Franceze) si dhe  z. Frédéric PARDÉ, Eksperti Privat nga Franca.

Qëllimi i punëtorisë ishte hartimi i një Draft - Plani Strategjik për vitet 2019-2023 me qëllim të përmbushjes së detyrimeve që rrjedhin nga Programi Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Plani Strategjik duhet të jetë në përputhje me dispozitat e Traktatit të Komunitetit të Transportit, siç përmendet në Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2018. Plani gjithashtu do të marrë parasysh rregulloret më të fundit evropiane sidomos Paketën e 4-të Hekurudhore.

Recommend: