Skip Navigation Links
DREJTORI QORRI ME BASHKËPUNËTORË KAN VIZITUAR KOMUNËN E DRENASIT

DREJTORI QORRI ME BASHKËPUNËTORË KAN VIZITUAR KOMUNËN E DRENASIT

21/11/2018

Drejtori i përgjithshëm i ARH-së, Shkelzen Qorri, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, Afrim Mehmetaj, Drejtor i Departamentit të Sigurisë dhe Zyrafete Krasniqi, Drejtor i Departamentit të Interoperabilitetit, janë pritur nga Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ne këtë takim është diskutuar për sigurinë e komunikacionit, me theks të veçantë vendkalimet dhe sinjalizimet e tyre në vijën hekurudhore Fushë Kosovë-Pejë e cila kalon në Komunën e Drenasit, mundësia për vendosjen e laurave në ato vende ku kërkesat dhe qarkullimi është më i madh. Nga ana e ARH-së u potencua nevoja e rritjes së nivelit të sigurisë në hekurudha në përgjithësi si dhe asaj në komunën e Drenasit në veçanti. Kjo pasi që në të kaluarën e afërt ka pasur disa aksidente dhe incidente të cilat kanë ndodhur në rrjetin hekurudhor që shtrihet në ketë komunë. Përfaqësuesit e ARH-së diskutuan me Kryetarin Lladrovci mbi nevojën e mirëmbajtjes dhe sinjalizimit të vendkalimeve në ketë komunë, ku bazuar në Ligjin për hekurudha përgjegjësinë për sinjalizimin e vendkalimeve ku rruga kryqëzohet me hekurudhën e ka investitori e që mund të jetë komuna përkatëse për rrugët lokale, kurse për rrugët magjistrale përgjegjësinë e mirëmbajtjes së vendkalimeve e ka Ministria e Infrastrukturës por mund të jetë edhe ndonjë biznes i cili mund të ndodhë kërkon nga Infrakos që të hapë dhe legalizojë ndonjë vendkalim. Gjithashtu temë tjetër e cila u trajtua ishte edhe mirëmbajtja e brezit të hekurudhës, pastrimi i shkurreve dhe barishteve pranë vendkalimeve si dhe çështja e ruajtjes së brezit mbrojtës të hekurudhës nga ndërtimet qofshin ato të banimit apo edhe industriale. Të dyja palët u pajtuan se duhet të rritet niveli i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional dhe të vazhdohet me intensitet dhe përgjegjësi puna në trajtimin e çështjeve me interes të përbashkët.

Recommend: