Skip Navigation Links
DREJTORI QORRI ME BASHKËPUNËTORË SOT KAN VIZITUAR KOMUNËN E SHTIMES

DREJTORI QORRI ME BASHKËPUNËTORË SOT KAN VIZITUAR KOMUNËN E SHTIMES

15/11/2018

Drejtori i përgjithshëm i ARH-së, Shkelzen Qorri, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët, Afrim Mehmetaj, Drejtor i Departamentit të Sigurisë dhe Zyrafete Krasniqi, Drejtor i Departamentit të Interoperabilitetit, kanë vizituar Komunën e Shtimes, ku janë pritur nga Halil Halili, Drejtor i Sherbimeve Publike në këtë komunë.

Temë diskutimi ishte siguria në hekurudha. Duke pasur parasysh qe në komunën e Shtimes nuk ka rrjet hekurudhor, takimi u fokusua në nevojën e ndërgjegjësimit të popullatës nga aspekti i sigurisë hekurudhore, pasi qe kjo komunë lidhet me rrjetin hekurudhor me dy komuna fqinjë Ferizajn dhe Lipjanin. Gjithashtu nga Komuna e Shtimes u paraqit si ide lidhjen e dy zonave industriale qe i ka kjo komunë me rrjetin hekurudhor me qëllimin final transportin e mallrave, lëndës së parë dhe produkteve të gatshme për këto dy zona industriale. Të dyja palët u pajtuan se duhet të rritet niveli i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional si dhe të vazhdohet me intensitet dhe përgjegjësi puna në trajtimin e çështjeve me interes të përbashkët.

Recommend: