Skip Navigation Links
KRYESUESI I BORDIT MBIKËQYRËS TË AUTORITETIT RREGULLATIV TË HEKURUDHAVE, ARSIM BERISHA I SHOQËRUAR NGA BASHKËPUNËTORËT VIZITUAN KOMUNËN E PEJËS

KRYESUESI I BORDIT MBIKËQYRËS TË AUTORITETIT RREGULLATIV TË HEKURUDHAVE, ARSIM BERISHA I SHOQËRUAR NGA BASHKËPUNËTORËT VIZITUAN KOMUNËN E PEJËS

30/11/2018

Ka vazhduar agjenda e menaxhmentit të ARH-së, me turnin e vizitave në komunat nëpër të cilat kalon linja hekurudhore.

Sot gjatë ditës, Kryesuesi i Bordit Mbikëqyrës, Arsim Berisha i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët, Shkumbin Hyseni, anëtar i Bordit, Afrim Mehmetaj, Drejtor i Departamentit të Sigurisë dhe Zyrafete Krasniqi, Drejtor i Departamentit të Interoperabilitetit, kanë vizituar Komunën e Pejës, ku janë pritur nga Kryetari z. Gazmend Muhaxheri me bashkëpunëtor. Sikur se edhe në takimet paraprake edhe në këtë takim temë diskutimi ishte nevoja e ngritjes së nivelit të sigurisë në hekurudha, me fokus ngritjen e nivelit të sigurisë hekurudhore në komunën e Pejës. Në komunën e Pejës në disa vitet e fundit kanë ndodhur disa aksidente me të lënduar por edhe me fatalitet, prandaj u paraqit si nevojë imediate investimi në sigurimin e vendkalimeve, pastrimin e shkurreve dhe barishteve në vendkalimet ku rruga kryqëzohet me hekurudhën. Çështje tjetër e cila u ngrit nga ARH ishte edhe nevoja e mirëmbajtjes së brezit të hekurudhës, si dhe ruajtja e brezit mbrojtës të hekurudhës nga ndërtimet  qofshin individuale apo edhe atyre të biznesit.

Nga kryetari Muhaxheri u potencua se ata si komunë deri më tani nuk kan qenë të informuar se e kanë obligim ligjor sinjalizimin e vendkalimeve hekurudhore brenda territorit të Komunës së tyre. Ai u zotua se duke filluar prej vitit tjetër komuna e Pejës do të ndajë mjete dhe do ti sinjalizon të gjitha vendkalimet që janë përgjegjësi e kësaj komune.

Në fund të takimit, të dyja palët u pajtuan se duhet të rritet niveli i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional dhe të vazhdohet me intensitet dhe përgjegjësi puna në trajtimin e çështjeve me interes të përbashkët.

Recommend: