Skip Navigation Links
AGJENDA E MENAXHMENTIT TË ARH-SË, ME TURNIN E VIZITAVE NË KOMUNAT NËPËR TË CILAT KALON LINJA HEKURUDHORE, SOT KA VAZHDUAR ME TAKIMIN E RADHËS NË KOMUNËN E PRISHTINËS.

AGJENDA E MENAXHMENTIT TË ARH-SË, ME TURNIN E VIZITAVE NË KOMUNAT NËPËR TË CILAT KALON LINJA HEKURUDHORE, SOT KA VAZHDUAR ME TAKIMIN E RADHËS NË KOMUNËN E PRISHTINËS.

19/12/2018

Drejtori i përgjithshëm i ARH-së, Shkelzen Qorri, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët, Afrim Mehmetaj, Drejtor i Departamentit të Sigurisë dhe Zyrafete Krasniqi, Drejtoreshë e Departamentit të Interoperabilitetit, kanë vizituar Komunën e Prishtinës ku u pritën nga nën Kryetari z. Muhedin Nushi me bashkëpunëtorë.

Temë diskutimi e këtij takimi, sikur se edhe në takimet tjera të më parshme ishte siguria në hekurudha. Përfaqësuesit e ARH-së potencuan nevojën e rritjes së nivelit të sigurisë në hekurudha në përgjithësi, e sidomos në pjesën e linjës e cila kalon nëpër territorin Komunën e Prishtinës. Gjatë këtij takimi me nën Kryetarin Nushi, u diskutua mbi nevojën e mirëmbajtjes dhe sinjalizimit të vendkalimeve në ketë komunë, ku bazuar në Ligjin për hekurudha përgjegjësinë për sinjalizimin e vendkalimeve në vendet ku rruga kryqëzohet me hekurudhën e ka investitori e që mund të jetë komuna përkatëse për rrugët lokale, kurse për rrugët magjistrale përgjegjësinë e mirëmbajtjes së vendkalimeve e ka Ministria e Infrastrukturës por mund të jetë edhe ndonjë biznes i cili mund të ndodhë kërkon nga Infrakos që të hapë dhe legalizojë ndonjë vendkalim. Gjithashtu temë tjetër e cila u trajtua ishte edhe mirëmbajtja e brezit të hekurudhës, pastrimi i shkurreve dhe barishteve pranë vendkalimeve si dhe çështja e ruajtjes së brezit mbrojtës të hekurudhës nga ndërtimet, qofshin ato të banimit apo edhe industriale. Të dyja palët u pajtuan se duhet të rritet niveli i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional dhe të vazhdohet me intensitet dhe përgjegjësi puna në trajtimin e çështjeve me interes të përbashkët.

Recommend: