Skip Navigation Links
FUSHATË  VETËDIJËSUESE  PËR TË DREJTAT E UDHËTARËVE NË TRANSPORTIN HEKURUDHORË NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

FUSHATË VETËDIJËSUESE PËR TË DREJTAT E UDHËTARËVE NË TRANSPORTIN HEKURUDHORË NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

15/06/2021

Fillimi i Fushatës vetëdijësuese për të drejtat e udhëtarëve në transportin hekurudhor - 03 Maj 2021

Qëllimi i kësaj fushate ka qenë sensibilizimi, afërsia, dhe t’u shpjegohet për së afërmi udhëtarëve të cilët përdorin transportin hekurudhor se çka në të vërtet kuptohet me të “Drejtat e Udhëtarëve në Transportin Hekurudhor” dhe duke parë si nevojë, por edhe duke u bazuar se në vendet e zhvilluara por edhe demokratike, ne si Departament i Rregullimit të Tregut duke u bazuar edhe në Ligjin e Hekurudhave të Kosovës Nr. 04/L,063, Direktivave Evropiane2012/34, si dhe Rregullores për të Drejtat e udhëtarëve 03/2017, kemi vendosur që së pari ta kemi një Plan Projekt për të Drejtat e Udhëtarëve, ku dhe kemi filluar të punojmë në këtë të drejtim që sa ma parë ta kemi të finalizuar atë Plan Projekt, ku edhe si i tillë është realizuar dhe rezulton se në bazë të këtij Plan Projekti të kemi një informues ku udhëtarët të cilët përdorin transportin hekurudhor ta kenë në dorë dhe ta lexojnë të informohen në mënyrë të detajuar me të drejtat e tyre.

Si rezultat i Plan Projektit ka dalë Posterët dhe Broshura ku secili udhëtar ta ketë në dorë një broshurë dhe të informohet sa ma mirë dhe qartë me të drejtat e tyre në transportin hekurudhor.

Ku edhe si Departament i Rregullimit të Tregut pas përfundimit të këtyre udhëzuesve kemi vendosur që ta kemi këtë KAMPANJË (Fushatë Vetëdijësuese) duke bërë shpërndarjen dhe prezantimin e tyre në Linjat hekurudhore, në tren  dhe stacione, ku edhe fillimi i kësaj fushate është bërë me datë: 03.05.2021. së bashku me stafin e ARH-së në linjën hekurudhore Prishtinë Pejë.

Së bashku me stafin e ARH-së duke vendosur posterët dhe shpërndarë broshurat udhëtarëve të cilët përdorin transportin hekurudhorë.

Qëllimi i këtij organizimi është pasi ne si Departament i Rregullimit të Tregut, kemi vendosur të bëjmë edhe shpërndarjen dhe vendosjen e postërve dhe broshurave, ku pikërisht kemi filluar nga stacioni i trenit në Prishtinë.

Drejtori i Departamentit të Rregullimit të Tregut gjatë udhëtimit në tren në linjën Prishtinë Pejë duke bashkëbiseduar me udhëtarët, në lidhje me të drejtat e tyre.

Gjatë këtij udhëtimit me tren pasi kemi ber shpërndarjen e broshurave, njeherit edhe kemi, shpjeguar qëllimin dhe përmbajtjen e tyre në lidhje me të drejtat e udhëtarëve të cilët përdorin transportin hekurudhorë ku edhe kishte interesim edhe nga ana e udhëtarëve për tu informuar në lidhje me  rëndësinë e kësaj broshure.

Gjithashtu edhe nëpër disa hapësira të trenit kemi bërë edhe vendosjen e disa posterëve, mirëpo edhe jemi munduar që për çdo detaj të shpjegohet në përpikëri kjo punë të cilën e kemi bërë bashkërisht si Departament i Rregullimit të Tregut.

Recommend: