Skip Navigation Links
Vizitë në terren: Vendkalimet në nivel dhe stacioni hekurudhor në qytetin e Ferizajt

Vizitë në terren: Vendkalimet në nivel dhe stacioni hekurudhor në qytetin e Ferizajt

02/07/2021

Më dt: 09.06.2021, Kryesuesi dhe Anëtar të Bordit të ARH, Drejtori i Përgjithshëm, Drejtori i Departamentit të Interoperabilitetit dhe Inspektori për Siguri, kanë zhvilluar vizitë në terren në vendkalimet në nivel dhe stacionin hekurudhor në qytetin e Ferizajt të cilat janë pjesë e linjës së 10 hekurudhore e cila është ne fazën modernizimit, realizuar nga punë kryerësi /kompania italiane GCF - GENERALE COSTRUZIONI FERROVIARIE S.p.A, që zyrtarisht është përzgjedhur për rehabilitimin e linjës së 10 hekurudhore (Leshak-Hani i Elezit). Kompania GCF aktualisht po zhvillon punimet ne këtë linjë me qëllim të përmirësimit të saj.

Qëllimi i kësaj vizite ka qene për ta parë ecurinë e zhvillimeve në këtë segment të linjës së 10 hekurudhore. Zyrtarët nga ARH kanë takuar shefin e stacionit hekurudhor në Ferizaj i cili ka njoftuar gjerësisht rreth punimeve në këtë pjesë dhe vendkalimet që tashme kanë përfunduar dhe ato të cilat janë në proces të punimeve. Pjesë e vizitës kanë qenë linjat në stacionin hekurudhore në Ferizaj, e cila krahas punimeve si rrjedhojë e modernizimit të kësaj linje, është edhe pjesë që graviton në hapësirën e punimeve të projektit, njohur si bashkimi i qytetit të Ferizajt, që aktualisht edhe në këtë pjese po zhvillohen punimet.
Kemi arritur të vizitojmë stacionin hekurudhor dhe linjat brenda stacionit në Ferizaj dhe nen kalimin e ri-ndërtuar në fsh.Varosh dhe nen kalimi e ri në lokacionin njohur si ‘’Plus Marketi’’në të cilat punimet ishin të përfunduara.
Kemi vizituar edhe vendkalimin në nivel brenda qytetit në Ferizaj km 281+874 dhe vendkalimin hekurudhor km 280+672 që gjendet afër stacionit policor. Në vendkalimin km 281+874 barrierat nuk funksionojnë për shkak të punimeve që aktualisht po zhvillohen, ndërsa vendkalimi në km 280+672 sigurohet me staf fizik, sipas informacioneve të ofruara nga shefi i stacionit hekurudhor të Ferizajt.

Recommend: