Skip Navigation Links
IPA Punëtori ‘Trajnimi dhe Licencimi i Makinistëve’

IPA Punëtori ‘Trajnimi dhe Licencimi i Makinistëve’

23/02/2023

Më datën 23 shkurt 2023, përfaqësues nga Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave (ARH) morën pjesë në punëtorinë “Trajnimi dhe Licencimi i Makinistëve”, organizuar nga Agjencia e Bashkimit Evropian për Hekurudhat – ERA në Prishtinë.

Në këtë seminar ishin të pranishëm pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa prezantuan ekspert të fushës se hekurudhave nga Agjencia Evropiane e Hekurudhave ERA, z. Christoph Kaupat dhe z. Olaf Mette.

Qëllimi i kësaj punëtorie rajonale ishte të ofrojë këshilla se si të harmonizohet trajnimi dhe licencimi i makinistëve të trenit në vendet e rajonit, si të tërheqim talent të ri në hekurudha - sfidë kjo në një shoqëri të shtyrë në moshë, STI OPE dhe kërkesat për personelin tjetër nga makinistët e trenave e që kryejnë detyra kritike për sigurinë, perspektiva për të ardhmen - çfarë do të duhej të ndryshon më një rishikim të Direktivës së makinistëve dhe diskutime të tjera.

Recommend: