Skip Navigation Links

Departamenti i Licencimit

Departament i Licencimit  është organ i pavarur dhe përgjegjës për lëshimin e licencave për menaxherët e infrastrukturës hekurudhore, ndërmarrjet hekurudhore dhe për makinistët të trenit. Gjithashtu, ky departament bënë mbikëqyrjen, amendamentimin dhe suspendimin e licencave të lëshuara për subjektet hekurudhore në Kosovë, si dhe inspektimin e licencave për makinistë të trenit. Departamenti i Licencimit bënë azhurnimin e regjistrit të licencave për operatoret hekurudhor dhe makinistët e trenit.

Qëllimi i licencimit të menaxherëve hekurudhor, ndërmarrjeve hekurudhore dhe makinistëve të trenit është rregullimi dhe mbikëqyrja e sektorit hekurudhor konformë dispozitave ligjore në fuqi si dhe praktikave më të mira evropiane dhe rajonale.

 

Debatik Ramanaj

Zv. Drejtor i Departamentit Ligjor/Licencim

e-mail: debatik.ramanaj@arh-ks.org | ueb: www.arh-ks.org

tel: +383 38 220 040 ext 112

Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave

Rr. Rrustem Statovci nr. 29, 10000, Prishtinë

Republika e Kosovës