Skip Navigation Links

Regjistrimi i infrastrukturës

Regjistrimi i infrastrukturës - INFRAKOS-i duhet të krijoj regjistrin e infrastrukturës për infrastrukturën të cilën e menaxhon. Ai duhet të çdo vit të freskojnë regjistrin e infrastrukturës të cilën ata e menaxhojnë. Regjistri i infrastrukturës duhet të mbahet, të azhurnohet dhe të publikohet. Ky regjistër duhet t`i paraqesë karakteristikat kryesore të secilit nënsistem apo pjese të nënsistemit të përfshirë, si dhe korrelacionin e tyre me veçoritë e paraqitura në specifikimet teknike të aplikueshme të interoperabilitett. Kështu, secili specifikim teknik i interoperabilitett duhet të tregojë se çfarë informate duhet të përfshihet në regjistrin e infrastrukturës. Në Kosovë, regjistri i infrastrukturës duhet të mbahet dhe të azhurnohet nga secili menaxher i infrastrukturës i vendosur në Kosovë nën mbikëqyrjen e ARH me kontributin e organit përgjegjës për sigurinë hekurudhore. Procedurat tjera për regjistrimin e infrastrukturës janë paraparë në Ligjin 04/L-063, për hekurudhat në Republikën e Kosovës.