Skip Navigation Links

Autorizimi për futjen në shërbim

Autorizimi për futjen në shërbim - Para se të përdoret në rrjet, mjeti i transportit duhet të autorizohet që të futet në shërbim. Mjetit të transportit për futje në shërbim duhet t’i jepet autorizimi nga organi përgjegjës për sigurinë hekurudhore, kur të gjitha nënsistemet strukturale të mjetit të transportit kanë qenë të autorizuara për futje në shërbim pas procedurave të vlerësimit dhe verifikimit të paraqitura në specifikimet teknike të interoperabilitet. ARH është përgjegjëse për dhënien e autorizimit për futjen në shërbim të mjetit hekurudhor me kontributin e organit përgjegjës për sigurinë i cili është përgjegjës për kontrollin e pajtueshmërisë teknike ndërmjet nënsistemeve të mjeteve të transportit dhe integrimit të sigurt të tyre, pajtueshmërinë teknike ndërmjet mjeteve të transportit dhe rrjetit dhe pajtueshmërinë teknike me rregullat tjera nacionale. Mjetit të konfirmuar të transportit i cili e ka autorizimin, duhet t’i jepet autorizimi për futje në shërbim duke u bazuar në deklaratën e konformitetit mbi tipin pa kontrollime të mëtutjeshme. Autorizimet për futjen e mjeteve të transportit në shërbim të lëshuar në Bashkimin Evropian dhe në shtetet tjera me të cilat Kosova ka marrëveshje te veçanta, duhet të konsiderohen si valide nëse janë në pajtueshmëri me legjislacionin e Kosovës. Vendet të cilat kanë marrëveshje me Kosovën duhet ta njohin autorizimin për futje në shërbim të mjeteve të transportit të lëshuar nga organi përgjegjës për çështjet e sigurisë hekurudhore në Kosovë. Procedurat tjera për dhënien e Autorizimit për futjen në shërbim janë paraparë në Ligjin 04/L-063, për hekurudhat në Republikën e Kosovës.