Skip Navigation Links

Bashkëpunimi Ndërkombëtar

Autoriteti i Rregullativ i Hekurudhave të Republikës së Kosovës bazuar në kompetencat e dhëna me ligjin për hekurudha ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me shumë institucione relevante Evropiane si dhe ato të Ballkanit Perëndimor.

Si rezultat, Autoriteti i Rregullativ i Hekurudhave, së bashku me institucionet tjera me përgjegjësi publike në sektorin hekurudhor në Republikën e Kosovës, të cilat rrjedhin nga Ligji për hekurudhat, në kuadër të te cilit kemi të inkorporuar një pjesë të madhe të legjislacionit të BE-së për sigurinë, interoperabilitetin, licencimin dhe rregullimin e tregut hekurudhor, me qëllim të përgatitjes së sektorit për një treg të përbashkët me atë të Bashkimit Evropian.

 Autoriteti i Rregullativ i Hekurudhave bën përpjekje që të krijojë raporte me organizatat rajonale dhe ato ndërkombëtare të involvuara në sektorin hekurudhor, siç janë: Bashkimi Evropian, ERA (European Railway Agency), IRG-Rail Group, SEETO, UIC, TCDD, Mertce, Hekurudhat e Shqipërisë, Drejtoria e Inspektoratit Hekurudhor - Shqipëri, Instituti i Transportit - Shqipëri, Rregullatori i Tregut Hekurudhor - Maqedoni, Drejtoria e Hekurudhave - Mali i Zi etj. Autoriteti i Rregullativ i Hekurudhave poashtu punon së bashku me ndihmon Ministrinë e Infrastrukturës dhe palët e tjera në krijimin dhe realizimin e iniciative ndërkombëtare në fushën e sektorit hekurudhor.