Skip Navigation Links

Departamenti i Sigurisë

Organi përgjegjës për sigurinë hekurudhore funksionon nën mbikëqyrjen e ARH për të siguruar që siguria hekurudhore është mbajtur dhe përmirësuar pas rindërtimit të sistemit hekurudhor në Kosovë. Ky organ është i pavarur në organizimin e vet, strukturën ligjore dhe vendim marrjen nga ndonjë menaxher i infrastrukturës, ndërmarrje hekurudhore, aplikues apo entitet i prokurimit.

Organit përgjegjës për sigurinë hekurudhore është përgjegjës për detyrat si në vazhdim:

  • autorizimi për futjen në shërbim të nënsistemeve strukturale që e përbëjnë sistemin hekurudhor dhe të kontrollimi që ato kanë operuar dhe janë mirëmbajtur në përputhje me kërkesat esenciale;
  • mbikëqyrja nëse përbërësit e interoperabilitett të nënsistemeve hekurudhore janë në përputhje me kërkesat esenciale të kërkuara nga direktivat për ndëroperim (interoperabilitet);
  • autorizimi i futjes në punë të mjeteve të reja lëvizëse apo i atyre të modifikuara substancialisht;
  • ëshimi, përtëritja, amendamentimi dhe revokimi i pjesëve relevante të certifikatave të sigurisë dhe autorizimeve të sigurisë, si dhe kontrollimi nëse janë plotësuar kushtet dhe kërkesat e paraqitura në to, dhe se menaxheri i infrastrukturës dhe ndërmarrjet hekurudhore janë duke operuar sipas kërkesave të ligjit në Kosovë;
  • monitorimi, promovimi, zbatimi dhe kur është e duhur bërja e propozimeve për të zhvilluar raporte të afërta pune me ministrinë dhe pjesëmarrësit e tjerë të tregut, kornizën rregullative të sigurisë duke përfshirë sistemin e rregullave nacionale të sigurisë;
  • mbikëqyrja se a janë të regjistruara mjetet lëvizëse dhe nëse informacioni që ka të bëj me sigurinë në regjistrin nacional është i azhurnuar;
  • mbikëqyrja se a mbahet dhe azhurnohet rregullisht regjistri i pronarëve të mjeteve transportuese hekurudhore;
  • mbikëqyrja se a mbahet dhe azhurnohet rregullisht regjistri i infrastrukturës.

Për më tepër, organi i sigurisë ka një shkëmbim aktiv të pikëpamjeve dhe përvojave me autoritetet përgjegjëse për sigurinë e shteteve të tjera anëtare të Bashkimit Evropian dhe shteteve të regjionit, me qëllim për të harmonizuar legjislacionin vendor me atë të Bashkimit Evropian.

 

Shkelzen Qorri

Drejtor i Departamentit të Sigurisë

email: shkelzen.qorri@arh-ks.org | ueb: www.arh-ks.org

tel: +383 38 220 040 ext 103 | mob: +383 45 314 615

Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave

Rr. Rrustem Statovci nr. 29, 10000, Prishtinë

Republika e Kosovës