Skip Navigation Links

Divizioni i Prokurimit

Divizioni i Prokurimit në ARH është përgjegjës për planifikimin e aktiviteteve të prokurimit si dhe zhvillimin dhe implementimin e procedurave të Prokurimit për blerjen e mallrave, shërbimeve dhe punëve në bazë të kërkesave të pranuara nga të gjitha departamentet apo njësitë e kërkesës së ARH-së. Bënë zhvillimin e aktiviteteve të prokurimit në të gjitha fazat e prokurimit, duke filluar nga arritja e kërkesës deri në realizimin (përmbushjen) e plotë të kontratës. Të gjitha aktivitetet  dhe funksionimi i Divizionit të Prokurimit si dhe kryerja e procedurave të prokurimit realizohen në harmoni të plotë me dispozitat e Ligjit për Prokurimin Publik të Kosovës Nr. 04/L-042 si dhe të rregulloreve të miratuara nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik. Divizioni i Prokurimit të ARH-së ka një bashkëpunim të ngushtë dhe efikas me Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik dhe me Agjencinë Qendrore të Prokurimit.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Prokurimit:

  • Të sigurojë se të gjitha kërkesat për prokurim për mallra dhe shërbime të jenë të nënshkruara nga personat e autorizuar
  • Përgatitjen e materialeve standarde, varësisht nga metoda e prokurimit
  • Përgatitjen e ftesave për ofertim-tenderim dhe dërgimin e tyre për shpallje (publikim) në ueb faqe të KRPP-së dhe ARH-së
  • Shpërndarjen e ftesave për ofertim për blerjen konkurruese
  • Pranimin e fletëpagesave për material tenderik në listën dhe regjistrimi i të gjitha kompanive që marrin materialin tenderik në listën e hartuar për këtë qëllim
  • Pranimi i të gjitha pyetjeve dhe dhënia e përgjigjeve të gjitha kompanive lidhur me materialin tenderik
  • Pranimi i ofertave nga kompanitë në kohën e paraparë në tender- dokument
  • Organizimi dhe pjesëmarrja në komisione të hapjes së ofertave
  • Organizimi dhe pjesëmarrja në proceset e vlerësimit të ofertave bashkë me Komisionet për Vlerësim dhe të sigurojë që të evidencohen të dhëna të detajuara për të gjithë ofertuesit pjesëmarrës, veprimet dhe vendimet e marra dhe çdo anëtar t’i nënshkruajë këto komente;
  • Pas përfundimit të procesit të vlerësimit, përgatitë dokumentacionin e nevojshëm dhe kompleton dokumentacionin për aprovim;
  • Asiston në monitorimin dhe ekzekutimin-(realizimin) e kontratës dhe raporton për mosrealizimin e kontratave;
  • Bën kontrollimin e faturave në pajtim me kushtet e kontratës, me shënimet mbi mallrat e pranuara, të nënshkruara nga nëpunësi i emëruar për pranimin e mallrave, përgatitë dokumentacionin për pagesë dhe dërgon lëndën në administratë dhe në Financa;
  • Hartimi i raporteve javore, mujore, tremujore dhe vjetore, për të gjitha aktivitetet e prokurimit të realizuara;

 

Arban Bytyçi

Udhëheqës i Divizionit të Prokurimit

email: arban.bytyci@arh-ks.org | ueb: www.arh-ks.org

tel: +383 38 220 040 ext 114 | mob: +383 45 800 010

Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave

Rr. Rrustem Statovci nr. 29, 10000, Prishtinë

Republika e Kosovës