Skip Navigation Links
Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave ka organizuar trajnimin me Misionin e Ekspertëve, të mbështetur nga TAIEX

Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave ka organizuar trajnimin me Misionin e Ekspertëve, të mbështetur nga TAIEX

20/07/2016

Prishtinë, 19-20 Prill 2016 - Në Autoritetin Rregullativ të Hekurudhave është mbajtur trajnimi me Misionin e Ekspertëve me temën: Specifikacionet Teknike për Interoperabilitet për nënsistemin e Infrastrukturës-mënyra e transpozimit dhe implementimi i Rregullores se BE Nr. 1299/2014 INF për nënsistemin e Infrastrukturës

Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave përgjatë dy ditëve ka realizuar  një Mision të Eksperteve me temë: Specifikacionet Teknike për Interoperabilitet për nënsistemin e Infrastrukturës-mënyra e transpozimit dhe implementimi i Rregullores se BE Nr. 1299/2014 INF për nënsistemin e Infrastrukturës,  i cili është organizuar  në kuadër të Asistencës Teknike dhe Shkëmbimit  të Informacionit TAIEX. Misioni u realizua në periudhën prej 2 ditësh 19-20/07/2016, udhëhequr nga ekspertë franceze: Christian Weber SNCF (French Railways Holding) dhe Emmanuel Laurans SNCF Réseau (French Infrastructure Manager)SNCF-Société nationale des chemins de fer français. 

Gjate misionit u dha kontribut rreth mënyrës se transpozimit të Rregullores së BE-së për Specifikacionet Teknike për Interoperabilitet për nënsistemin e Infrastrukturës ne legjislacionin nacional, gjithmonë duke marre në konsiderate dhe vlerësuar kushtet e sektorit hekurudhore në Republikën e Kosovës. Mundësia e implementimit të Specifikacioneve Teknike për Interoperabilitet STI, gjithashtu  ka përfshire një diskutim të hollësishëm duke e  konsideruar mese të rëndësishme. Praktikat e implementimit të STI në vendet e tjera të prezantuara nga ekspertët  ishin një mundësi e mire për ti dhënë me shume qartësi  kërkesave të Interoperabilitetit Rendësi e veçante iu dha edhe Projektit te modernizimit të linjës së 10 hekurudhore. Zyrtaret e ARH prezantuan në forme të përgjithësuar një sfond të projektit, për ta vlerësuar pastaj ndërlidhjen e këtij projekti me  STI, sigurisht vetëm në aspektin e diskutimit formal. Ekspertët gjatë prezantimit paraqitën idetë dhe përvojat e tyre në mënyrën me të mire duke i kombinuar ato me shembuj praktik dhe konkret. Idetë dhe përvojat e tilla shpjegonin domosdoshmërinë e  implementimit të legjislacionit te BE-së përmes transpozimit në legjislacionin nacional. Kjo do ta bënte me të lehte ndërlidhjen dhe integrimin e hekurudhës tonë në atë te BE-së. Prandaj një përvojë të tille e vlerësojmë  si  aktivitet të dobishëm për Departamentin e Interoperabilitetit dhe ARH-në në përgjithësi, në  të cilin u dha mundësia që nga afër me leksionet e përgatitura nga ekspertet të nxjerrshin dhe diskutoheshin problemet që hasen gjatë rrugëtimit të implementimit të legjislacionit  në sektorin e hekurudhave .

Pjesëmarrësit ishin në koordinim të plotë me ekspertët, gjë që e bëri këtë mision aq pozitive dhe praktike.

Recommend: