Skip Navigation Links
Delegacioni i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave të Kosovës mori pjesë në Takimin e 7-të të EUROASIA RAIL 2017 i cili u mbajt në Stamboll të Turqisë

Delegacioni i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave të Kosovës mori pjesë në Takimin e 7-të të EUROASIA RAIL 2017 i cili u mbajt në Stamboll të Turqisë

04/03/2017

Një delegacion i ARH-së, i përbërë nga Gëzim Qerimi, anëtar i Bordit Mbikëqyrës, Shkelzen Qorri, U. D. Drejtor i Përgjithshëm dhe Afrim Mehmetaj, Kryesues i Departamentit të Sigurisë, mori pjesë në Takimin e 7-të të EUROASIA RAIL 2017 i cili u mbajt në Stamboll të Turqisë nga data 01 deri 03 mars 2017.

Nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Transporteve të Turqisë dhe Hekurudhave shtetërore turke TCD, nga data 01.03.2017 – 03.03.2017 është organizuar Takimi i 7-të EUROASIA RAIL 2017. Pjesëmarrës në ketë takim nga ARH ishin anëtari i Bordit Mbikëqyrës Gëzim Qerimi, U. D. Drejtori i Përgjithshëm Shkelzen Qorri dhe Kryesuesi i Departamentit të Sigurisë Afrim Mehmetaj. Në ketë ngjarje me rëndësi për përparimet e shkencës dhe teknologjisë së sektorit hekurudhor kanë marrë pjesë më shumë se 200 përfaqësues dhe kompani shtetesh nga 25 vende,  rreth 11949 pjesëmarrës profesional nga e gjithë bota.

Në Takimin e 7-të të EUROASIA RAIL 2017 kanë marrë pjesë kompanitë më të fuqishme botërore të cilat kanë prezantuar të arriturat e fundit në mjete lëvizëse, infrastrukturë & logjistikë, etj.

Gjatë këtyre ditëve të pjesëmarrjes në EUROASIA RAIL 2017, përfaqësuesit e ARH-së patën rastin të zhvillonin takime të ndryshme me përfaqësues shtetesh dhe kompanish të ndryshme hekurudhore nga Turqia, Gjermania, Rumania etj, të cilët shprehën gatishmërinë që të na ndihmojnë në avancimin e sektorit hekurudhor në Kosovë.

Përpos takimeve të shumta me përfaqësues të institucioneve përgjegjëse dhe kompanive hekurudhore, delegacioni i ARH-së ka marrë pjesë edhe në disa prezantime të përgatitura (konferenca dhe seminare) për te arriturat e fundit të teknologjisë në avancimin e sektorit hekurudhor. 

Recommend: