Skip Navigation Links
Në Tiranë është mbajtur “Takimi i 26-të Hekurudhor i Grupit Punues Intermodal i SEETO-s”

Në Tiranë është mbajtur “Takimi i 26-të Hekurudhor i Grupit Punues Intermodal i SEETO-s”

04/03/2017

Prishtinë, 04 mars 2017

Me datë 02 & 03 mars 2017, në Tiranë është mbajtur Takimi i 26-të Hekurudhor i Grupit Punues Intermodal i SEETO-s. Qëllimi i këtij takimi ka qenë diskutimi i strategjisë për krijimin e një zone të vetme evropiane hekurudhore, me qëllim zhvillimin dhe avancimin e sektorit hekurudhor për vendet e Evropës Juglindore, përfshi Republikën e Kosovës. Në këtë takim ndërkombëtar pjesëmarrës nga Kosova ishin dy kryesues të Departamenteve nga Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave, përkatësisht Kryesuesi i Departamentit të Rregullimit të Tregut dhe Kryesuesi i Departamentit Ligjor/Licencim. Gjatë takimit përfaqësuesit e ARH-së kanë shfrytëzuar mundësinë që përpos temave të parapara në agjendën e takimit, në të njëjtën kohë kanë shfrytëzuar rastin edhe për takime tjera me të pranishmit, siç ishin zyrtarët nga Komisioni Evropian, si dhe përfaqësues të sektorit hekurudhor nga vendet fqinje, pjesëmarrës në këtë takim për të diskutuar çështje në të mirë të sektorit hekurudhor në Kosovë. 

Recommend: