Skip Navigation Links
TAKIM ZYRTAR NË MES TË AUTORITETIT RREGULLATIV TË HEKURUDHAVE DHE AGJENCISË KOSOVARE PËR STANDARDIZIME

TAKIM ZYRTAR NË MES TË AUTORITETIT RREGULLATIV TË HEKURUDHAVE DHE AGJENCISË KOSOVARE PËR STANDARDIZIME

29/05/2017

Prishtinë, 29 Maj 2017

Në kuadër të aktiviteteve të veta, U. D. Drejtori i Përgjithshëm i ARH-së, z. Shkelzen Qorri, i shoqëruar nga Kryesuesja e Departamentit të Interoperabilitetit, znj. Zyrafete Zejnullahu, sot gjatë ditës kanë realizuar një takim zyrtar në Agjencinë Kosovare për Standardizime, si organ kombëtar përgjegjës për publikimin dhe miratimin e standardeve në Kosovë, me ç’rast janë pritur nga Drejtori i Përgjithshëm i AKS-së, z. Hafiz Gara dhe nga z. Bujar Istogu, Zyrtar i Lartë për Standardizime.

Qëllimi i këtij takimi ishte inicimi për fillimin e bashkëpunimit, intensifikimi itakimeve të nevojshme në mes të dy institucioneve si dhe bashkërendimi i aktiviteteve me qëllim të aplikimit të standardeve evropiane për Specifikacionet Teknike për Interoperabilitet (STI), ku shumë shpejt ARH do të përgatisë Rregulloret për STI sipas Ligjit të Hekurudhave të Kosovës, ku STI - të e aprovuara në Kosovë duhet të përfshijnë të gjitha nënsistemet hekurudhore siç janë:

 

  1. Nënsistemet strukturore:
    1. Infrastruktura;
    2. Energjia;
    3. Komanda e kontrollit dhe sinjalizimit;
    4. Mjetet lëvizëse; dhe
  2. Nënsistemet funksionale;
    1. Operimet e trafikut dhe menaxhmentit;
    2. Mirëmbajtja;
    3. Aplikime nga distanca për shërbimet e pasagjerëve dhe mallrave.

Recommend: