Skip Navigation Links
AUTORITETI RREGULLATIV I HEKURUDHAVE (ARH) KA REALIZUAR VIZITË NJË DITORE  NË  SHKUP - MAQEDONI

AUTORITETI RREGULLATIV I HEKURUDHAVE (ARH) KA REALIZUAR VIZITË NJË DITORE NË SHKUP - MAQEDONI

19/10/2017

Prishtinë, 19 Tetor 2017

Stafi i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave,  me datë 19/10/2017 ka realizuar një  vizitë një ditore  në  Shkup të Maqedonisë. Udhëtimi është bërë përmes transportit hekurudhor. Operatori publik i transportit hekurudhor TRAINKOS e mundësoi udhëtimin me tren në destinacionin Prishtinë - Hani Elezit dhe anasjelltas, ndërsa kompania maqedonase e transportit hekurudhor e mundësoi udhëtimin nga Hani Elezit deri në Shkup dhe anasjelltas.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte që të shikohen për së afërmi praktikat e  zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara në mes të institucioneve përkatëse të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, siç janë:

  • Marrëveshja mbi komunikacionin hekurudhor kufitar e nënshkruar me datë 15.09.2011;
  • Marrëveshja implementuese për ndërlidhjen e përbashkët të rrjeteve Hekurudhore, e nënshkruar me datë 15.02.2016.

Në përfundim të kësaj vizite u konstatua se duhet përkushtim dhe angazhim edhe më i madh për intensifikimin e raporteve në mes të dy vendeve dhe heqjen e barrierave politike, në mënyrë që shfrytëzuesve të transportit hekurudhor të ju bëhet më i lehtë kalimi kufitar gjatë udhëtimit me tren.

Recommend: