Skip Navigation Links
NË PARIS TË FRANCËS ËSHTË MBAJTUR TAKIMI I DYTË PLENAR I ASAMBLESË SË INDEPENDENT REGULATORYS’ GROUP (IRG - RAIL)

NË PARIS TË FRANCËS ËSHTË MBAJTUR TAKIMI I DYTË PLENAR I ASAMBLESË SË INDEPENDENT REGULATORYS’ GROUP (IRG - RAIL)

26/11/2017

Përfaqësues të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, z. Ilmi Ahmeti, Anëtar i Bordit Mbikëqyrës dhe z. Avdylkadër Muçaj, Kryesues i Departamentit Ligjor/Licencim, kanë qenë pjesëmarrës në takimin e dytë Plenar të Asamblesë së Independent Regulatorys’ Group (IRG), ku ARH është anëtare me të drejta të plota.

Ky takim i mbajtur në Paris – Francë përgjatë datave 22-25 Nëntor 2017, si fokus ka pasur çështje të ndryshme, siç janë: Votimi i pranimit të kandidaturës nga ana e Republikës së Çekisë në këtë organizëm evropian të hekurudhave; propozimi i strategjisë dhe grupit punues për qasje në shërbime speciale hekurudhore, votimi i zv. Presidentit të IRG-s për vitin 2018, prezantimi i punës nga grupet punuese për pagesa në infrastrukturë, monitorim të tregut hekurudhor, vlerësimi i punës për vitin 2017 si dhe diskutimi i agjendës punuese për vitin 2018 të IRG-së dhe anëtarëve të saj.

Recommend: