Skip Navigation Links
BORDI MBIKËQYRËS I AUTORITETIT RREGULLATIV TË HEKURUDHAVE DREJT PËRMBUSHJES SË PRIORITETEVE DHE OBJEKTIVAVE PËR VITIN 2018

BORDI MBIKËQYRËS I AUTORITETIT RREGULLATIV TË HEKURUDHAVE DREJT PËRMBUSHJES SË PRIORITETEVE DHE OBJEKTIVAVE PËR VITIN 2018

11/07/2018

Bordi Mbikëqyrës i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, në gjashtë mujorin e parë të Vitit 2018 ka miratuar katër rregullore të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në avancimin dhe pasurimin e kuadrit ligjorë për sektorin hekurudhor në Kosovë në përputhje me legjislacionin në fuqi të BE-së, të përshtatshëm për Republikën e Kosovës në këtë sektor.

Duke pas parasysh dinamikën e angazhimit ndër institucional të Republikës së Kosovës në procesin e integrimit evropian, si dhe duke pas për bazë interesin e përgjithshëm publik, e në veçanti atë të sektorit hekurudhor në Republikën e Kosovës, me qëllim të implementimit të legjislacionit evropian për sektorin hekurudhor përmes procesit të harmonizimit të kuadrit ligjor në Kosovë me direktivat dhe legjislacionin e BE-së, Bordi Mbikëqyrës i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, në kuadër përgjegjësive që ka, në gjashtë mujorin e parë të Vitit 2018 ka miratuar katër rregullore të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në avancimin dhe pasurimin e kuadrit ligjorë për sektorin hekurudhor në Kosovë në përputhje me legjislacionin në fuqi të BE-së, të përshtatshëm për Republikën e Kosovës në këtë sektor.

Rregulloret të cilat janë miratuar nga Bordi i ARH-së janë:

  • RREGULLORJA NR. 01/2018 PËR MODALITETET PËR LLOGARITJEN E KOSTOS QË ËSHTË SHKAKTUAR DREJPËRSËDREJTI SI REZULTAT I OPERIMIT TË TRENIT;
  • RREGULLORJA NR. 02/2018 PËR METODAT E PËRBASHKËTA TË SIGURISË PËR VLERËSIMIN E KONFORMITETIT ME KËRKESAT PËR MARRJEN E CERTIFIKATËS SË SIGURISË HEKURUDHORE;
  • RREGULLORJA NR. 03/2018 PËR NDËRTIM, RINOVIM, VLERËSIM TË KONFORMITETIT DHE AUTORIZIMIN PËR VENDOSJEN NË SHËRBIM TË MJETIT LËVIZËS;
  • RREGULLORJA NR. 04/2018 PËR CAQET E PËRBASHKËTA TË SIGURISË (CPS)

Me këtë rast, nëse i përfshijmë edhe rregulloret që janë përgatitur dhe miratuar gjatë vitit 2017, del se platforma ligjore e ARH-së është pasuruar me dhjetë rregullore të reja në përputhje me legjislacionin dhe direktivat e BE-së, implementimi i të cilave do të ndihmoj dhe lehtësoj dukshëm veprimtarinë e ndërmarrjeve hekurudhor, respektivisht sektorin hekurudhor. ARH do të vazhdoj me dinamizëm edhe më të madh drejt përmbushjes së detyrave dhe përgjegjësive të veta në aspektin e përmirësimit, avancimit dhe harmonizimit të legjislacionit hekurudhor, në mënyrë që të kemi një sektor hekurudhor sa më të zhvilluar dhe koherent me sektorin hekurudhor të vendeve të BE-së, sa i përket infrastrukturës ligjore.    

Recommend: