Skip Navigation Links
MENAXHMENTI I AUTORITETIT RREGULLATIV TË HEKURUDHAVE KA VAZHDUAR ME VIZITAT NËPËR KOMUNAT KU SHTRIHET HEKURUDHA

MENAXHMENTI I AUTORITETIT RREGULLATIV TË HEKURUDHAVE KA VAZHDUAR ME VIZITAT NËPËR KOMUNAT KU SHTRIHET HEKURUDHA

14/11/2018

Menaxhmenti i ARH-së me në krye Drejtorin e përgjithshëm, Shkelzen Qorri, sot gjatë ditës kan qenë mysafir të Kryetarit të Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi.

Sikur se edhe në takimet tjera të zhvilluara nëpër komuna, fokus i veçantë i këtij takimi ishte diskutimi rreth sigurisë së përgjithshme hekurudhore, kontrollit të vendkalimeve legale dhe ilegale, rregullimi dhe sinjalizimi i tyre, pastrimi i brezit hekurudhor nga shkurret dhe mbeturinat, ndërtimet afër infrastrukturës hekurudhore, etj. Në kuadër të kësaj, Kryetari Xhafer Gashi u njoftua për së afërmi me përgjegjësitë ligjore që ata si institucion komunal kan në aspektin e mirëmbajtjes dhe sigurimit të vendkalimeve me sinjalizimet adekuate, në pjesën e hekurudhës që shtrihet në territorin e Komunës së Obiliqit.

Kryetari Xhafer Gashi, duke e mirëpritur këtë iniciativë të ARH-së, u zotua  se Komuna e Obiliqit në vazhdimësi do të jetë vigjilente karshi përgjegjësive ligjore që ka për sinjalizimin e dhe sigurimin e vendkalimeve hekurudhore në territorin e saj, në mënyrë që siguria e pjesëmarrësve në komunikacionin hekurudhorë të jetë prioritet.

Recommend: