Skip Navigation Links
KRYESUESI I BORDIT TË AUTORITETIT RREGULLATIV TË HEKURUDHAVE, ARSIM BERISHA ME BASHKËPUNËTORË KAN VIZITUAR KOMUNËN E LIPJANIT

KRYESUESI I BORDIT TË AUTORITETIT RREGULLATIV TË HEKURUDHAVE, ARSIM BERISHA ME BASHKËPUNËTORË KAN VIZITUAR KOMUNËN E LIPJANIT

26/12/2018

Kryesuesi i Bordit Mbikëqyrës të ARH-së, Arsim Berisha i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, Afrim Mehmetaj, Drejtor i Departamentit të Sigurisë dhe Zyrafete Krasniqi, Drejtoreshë e Departamentit të Interoperabilitetit, kanë vizituar Komunën e Lipjanit ku janë pritur nga Kryetari, Imri Ahmeti me bashkëpunëtorë.

Temë diskutimi ishte nevoja e ngritjes së nivelit të sigurisë në hekurudha, me fokus ngritjen e nivelit të sigurisë hekurudhore në komunën e Lipjanit. Në komunën e Lipjanit, në vitet e fundit kanë ndodhur disa aksidente me të lënduar por edhe një me fatalitet, prandaj u paraqit si nevojë imediate investimi në sigurimin e vendkalimeve, pastrimin e shkurreve dhe barishteve në vendkalimet ku rruga kryqëzohet me hekurudhën. Çështje tjetër e cila u ngrit nga ARH ishte edhe nevoja e mirëmbajtjes së brezit të hekurudhës, si dhe ruajtja e brezit mbrojtës të hekurudhës nga ndërtimet  qofshin individuale apo edhe atyre të biznesit. Të dyja palët u pajtuan se duhet të rritet niveli i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional dhe të vazhdohet me intensitet dhe përgjegjësi puna në trajtimin e çështjeve me interes të përbashkët.

Recommend: