Skip Navigation Links
RREGULLATORI I HEKURUDHAVE THELLON BASHKËPUNIMIN ME NJË NGA UNIVERSITETET MË TË MIRA GJERMANE PËR SEKTORIN HEKURUDHOR

RREGULLATORI I HEKURUDHAVE THELLON BASHKËPUNIMIN ME NJË NGA UNIVERSITETET MË TË MIRA GJERMANE PËR SEKTORIN HEKURUDHOR

11/02/2019

Si rezultat i takimeve dhe diskutimeve paraprake, me datë 05.02.2019 është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit në fushën hekurudhore, mes Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave dhe Universitetit Teknik të Dresdenit në Gjermani.

Qëllimi i nënshkrimit të këtij memorandumi është thellimi dhe avancimi i bashkëpunimit ndërinstitucional, në fushat me interes të përbashkët në sektorin e hekurudhave. Ky memorandum, mes tjerash, parasheh ndihmën profesionale që ekspertët e Universitetit në fjalë do të sjellin në ARH së bashku me shkëmbimin e stafit mes dy institucioneve, përfshirjen e përbashkët në projekte hulumtuese si dhe organizimin e punëtorive në interes të zhvillimit të sektorit hekurudhor. Kjo me qëllim të avancimit të rolit mbikëqyrës të ARH-së në ofrimin e një transporti hekurudhor modern dhe më të sigurt. Ky memorandum u nënshkrua në emër të ARH-së nga Drejtori i Përgjithshëm z. Shkelzen Qorri dhe në emër të Universitetit nga Dr. Eric J. Schöne.

Gjate kësaj vizite zyrtare në Gjermani, përfaqësuesit e ARH-së njëherit kanë zhvilluar edhe një takim pune në Autoritetin Federal Hekurudhor të Dresdenit, ku janë diskutuar format e mundshme të bashkëpunimit edhe me këtë institucion, në fushat që ARH i mbulon për sektorin hekurudhor.

Recommend: