Skip Navigation Links
AUTORITETI RREGULLATIV I HEKURUDHAVE NË BASHKËPUNIM ME KOMISIONIN EVROPIAN, PËRMES MISIONIT TË TAIEX KANË ORGANIZUAR PUNËTORINË PESË DITORE ME TEMËN “RREGULLORJA PËR VENDKALIMET HEKURURUDHORE”

AUTORITETI RREGULLATIV I HEKURUDHAVE NË BASHKËPUNIM ME KOMISIONIN EVROPIAN, PËRMES MISIONIT TË TAIEX KANË ORGANIZUAR PUNËTORINË PESË DITORE ME TEMËN “RREGULLORJA PËR VENDKALIMET HEKURURUDHORE”

27/05/2019

Me mbështetjen e misionit të TAIEX për ARH – në, nga data 20 – 24 maj 2019 është mbajtur punëtoria me ekspertin nga Universiteti i Dresdenit, ku gjatë pesë ditëve është diskutuar dhe punuar për përgatitjen e draft Rregullores për Vendkalimet Hekurudhore në Kosovë.

Në kuadër të këtij organizimi, me kërkesë të Zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë është realizuar edhe takimi me përfaqësues të kësaj zyre. Qëllimi i këtij takimi ishte njoftues, pasi që ishte hera e parë që ky ekspert merr pjesë në një mision të TAIEX në Kosovë. Gjithashtu u diskutuan edhe fushat ku Universiteti i Dresdenit do të mund të vazhdonte kontributin e tij profesional.

Gjithashtu, me qëllim të sqarimit të pikave të mbetura si të pa sqaruara, në përfundim të kësaj punëtorie janë realizuar takime në Infrakos, me personat përgjegjës për vendkalimet hekurudhore, në mënyrë që të kemi një draft sa më të kompletuar të rregullores për vendkalimet hekurudhore. Gjatë këtij takimi, përfaqësues të Infrakosit paraqitën një prezantim për modernizimin e linjës hekurudhore Fushë Kosovë - Hani i Elezit, ku u paraqitën edhe vendkalimet hekurudhore që do të mbesin pas modernizimit.

Eksperti nga Universiteti i Dresdenit tregoi se në Gjermani është praktikë që Ministria të përgatis dhe aprovoj   këtë rregullore, prandaj propozimi i tij ishte që këtë rregullore do të duhej ta miratonte Ministria e Infrastrukturës, pasi që ata janë për përgatitje të politikave dhe legjislacionit hekurudhor.

Recommend: