Me mbështetjen e Komisionit Evropian në Kosovë, përmes misionit të Ekspertëve të TAIEX-it, në ARH ka filluar punëtoria tre ditore, për përgatitjen e Rregullores për Transpozimin e Specifikacioneve Teknike për Interoperabilitet në Sektorin Hekurudhor.
Hapjen e kësaj punëtorie e bëri Drejtoresha e Departamentit të Interoperabilitetit në ARH, znj. Zyrafete Zejnullahu – Krasniqi, me ç’rast falënderoj Misionin e Ekspertëve të TAIEX-it për mbështetjen e vazhdueshme profesionale që po i bëjnë ARH-së. Ajo, në vazhdim e vlerësoj si shumë të rëndësishme dhe pozitive mbështetjen që do ti jepet ARH-së gjatë këtyre ditëve, përmes asistimit nga ekspertët me përvojë të gjatë në sektorin hekurudhorë, siç janë: z. Christian Weber dhe z. Frédéric Pardé, në përgatitjen e Rregullores për Transpozimin e Specifikacioneve Teknike për Interoperabilitet në Sektorin Hekurudhor. Profesionalizmi dhe përvoja e tyre do të na shërbejnë që të përgatisim një rregullore profesionale dhe në harmoni me Direktivat e BE-së.
Ndërsa, eksperti i Misionit të TAIEX-it, z. Christian Weber, tha se është kënaqësi për të sa her që vjen në Kosovë për të dhënë mbështetje profesionale për ARH-në dhe sektorin hekurudhor në Kosovë. Ai, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishme përgatitjen e kësaj rregulloreje, tha se faza më e rëndësishme që duhet ti kushtohet edhe më shumë rëndësi është faza e implementimit të kësaj rregulloreje.