Skip Navigation Links
RRITJA E NIVELIT TË SIGURISË  NË VENDKALIMET HEKURUDHORE

RRITJA E NIVELIT TË SIGURISË NË VENDKALIMET HEKURUDHORE

18/07/2019

Inspektimi i vendkalimeve hekurudhore në Komunën e Drenasit

Me qëllim të rritjes së nivelit të sigurisë në transportin hekurudhor si dhe sensibilizimit të institucioneve përgjegjëse, ARH respektivisht Departamenti i Sigurisë, gjatë vitit të kaluar  ka ndërmarr aktivitete të shumta të cilat përfshinë edhe vizitat dhe takimet më udhëheqës komunal në të gjitha komunat e Republikës se Kosovës nëpër të cilat shtrihet linja hekurudhore që është në përdorim. Në këtë vazhdë të bashkëpunimit, Komuna e Klinës, e Prishtinës dhe e Drenasit na kanë dërguar nga një raport ku paraqesin sinjalizimin e vendkalimeve hekurudhore që gjenden në komunat përkatëse. Ndërsa Komuna e Lipjanit na ka njoftuar se i kanë sinjalizuar vendkalimet në territorin e tyre. Komuna e Kaçanikut është në proces të sinjalizimit, kurse të njëjtën gjë  presim edhe nga komunat e tjera në të cilat shtrihet rrjeti hekurudhor.

Në fillim të këtij muaji, Komuna e Drenasit na ka njoftuar se kanë bërë   sinjalizimin e të gjitha vendkalimeve  hekurudhore në ketë komunë.

Në kuadër të përmbushjes së planit të punës për vitin 2019, Departamenti i Sigurisë hekurudhore, me datë 08.07.2019 ka inspektuar vendkalimet hekurudhore në Komunën e Drenasit.

Gjatë inspektimit është evidentuar se kjo komunë e ka kryer sinjalizimin e vendkalimeve hekurudhore duke i pajisur me shenjat e sinjalizimit siç janë: shenjat STOP, Kryqi i Andreut, shenja për prezencën e binarëve, shenja për prezencën e trenit, etj.

Kjo tregon se me pak vullnet dhe jo shumë investime të gjithë ne bashkërisht mund të kontribuojmë në krijimin e kushteve që të kemi një transport më të sigurt të udhëtarëve dhe mallrave.

Recommend: