Skip Navigation Links
NË AUTORITETIN RREGULLATIV TË HEKURUDHAVE ËSHTË MBAJTUR PUNËTORIA TRE DITORE ME MISIONIN E EKSPERTËVE TAIEX, PËR HAPJEN E TREGUT HEKURUDHOR, ORGANIZUAR NË BASHKËPUNIM ME KOMISIONIN EVROPIAN

NË AUTORITETIN RREGULLATIV TË HEKURUDHAVE ËSHTË MBAJTUR PUNËTORIA TRE DITORE ME MISIONIN E EKSPERTËVE TAIEX, PËR HAPJEN E TREGUT HEKURUDHOR, ORGANIZUAR NË BASHKËPUNIM ME KOMISIONIN EVROPIAN

26/09/2019

Me mbështetjen e Zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë, nga data 24 – 26 Shtator 2019 është mbajtur punëtoria me misionin e ekspertëve TAIEX, për hapjen e tregut hekurudhor.

Qëllimi i këtij misioni të ekspertëve TAIEX ishte që të ofrojnë këshilla dhe udhëzime profesionale për ARH-në, për përafrimin e legjislacionit kombëtarë me legjislacionin dhe direktivat e BE-së, në funksion të hapjes së tregut hekurudhor.Në hapje të kësaj punëtorie, Drejtori i Përgjithshëm i ARH-së, z. Shkelzen Qorri, falënderoi në mënyrë të veçantë Zyrën e Komisionit Evropian në Kosovë për mbështetjen e vazhdueshme që i jep ARH-së përmes Misionit të Ekspertëve TAIEX. Ne si ARH jemi shumë mirënjohës që përkushtimi dhe puna profesionale e stafit tonë, vazhdimisht ka pas një mbështetje të pa kursyer nga ana e Komisionit Evropian përmes Misionit të Ekspertëve TAIEX, me qëllim të arritjes së rezultateve sa më të mira në përafrimin dhe harmonizimin e legjislacionit kombëtar me legjislacionin dhe direktivat e BE-së, me qëllim të hapjes së tregut hekurudhor edhe  zhvillimit të sektorit hekurudhor në përgjithësi, tha drejtori i ARH-së, z. Qorri.

Përgjatë këtyre tri ditëve të kësaj punëtorie, eksperti i angazhuar nga TAIEX, z. Fabio Croccolo, ka diskutuar rreth çështjeve kryesore që ndërlidhen me hapjen e tregut hekurudhor, me theks të veçantë për Direktivën 2012/34/EU.

Menaxhmenti dhe stafi profesional i ARH-së kishin mundësinë që të krijonin njohuri të reja për  praktikat më të mira të zhvillimit të sektorit hekurudhor, me theks të veçantë për hapjen e tregut hekurudhor në vendet e Bashkimit Evropian.

Recommend: