Skip Navigation Links
AUTORITETI RREGULLATIV I HEKURUDHAVE TË KOSOVËS MORI PJESË NË SAMITIN E IPA-s 2019, I MBAJTUR NË BEOGRAD

AUTORITETI RREGULLATIV I HEKURUDHAVE TË KOSOVËS MORI PJESË NË SAMITIN E IPA-s 2019, I MBAJTUR NË BEOGRAD

18/11/2019

Përfaqësues të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave (ARH) kanë marrë pjesë në Samitin e IPA-s 2019, i cili është organizuar nga Agjencioni Evropian i Hekurudhave (ERA), i mbajtur me 13 dhe 14 nëntor, në Beograd të Serbisë. Pjesëmarrës në këtë samit ishin edhe përfaqësues të sektorit hekurudhorë nga vendet e BE-së dhe vendet anëtare të IPA-s.

Për gjatë këtyre dy ditëve sa ka zgjatë Samiti i IPA-s 2019, nga pjesëmarrësit u bënë diskutime dhe prezantime në fushën e sigurisë hekurudhore dhe në fushën e ndihmës teknike të ERA-s për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.

Përmes një video mesazhi, pjesëmarrësve të këtij samiti ju drejtua edhe Drejtori Ekzekutiv i Agjencionit Evropian Hekurudhor (ERA), Dr. Josef  Doppelbauer, i cili vlerësoj lartë punën e bërë nga vendet anëtare të IPA-s, duke veçuar këtu edhe Kosovën krahas me shtetet tjera.

 Rëndësi e veçantë gjatë këtij samiti, nga organizatori dhe pjesëmarrësit ju dha promovimit të kulturës së sigurisë hekurudhore në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi, ku në kuadër të kësaj ishte përgatitur edhe “Deklarata e Kulturës për Sigurinë Hekurudhore Evropiane”, e cila është nënshkruar nga përfaqësues të sektorit hekurudhor të vendeve anëtare.

Në emër të ARH-së, këtë deklaratë e nënshkroi anëtari i Bordit Mbikëqyrës, z. Shkumbin Hyseni.

Recommend: