Skip Navigation Links
NJOFTIM

NJOFTIM

11/02/2020

Gjykata e Apelit e Republikës së Kosovës, me vendim APS.nr.07/2019 të datës 26/11/2019,  ka liruar nga akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare Drejtorin e Departamentit Ligjor/Licencim A.M.

Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave njofton publikun e gjere se, Gjykata e Apelit e Republikës së Kosovës, me vendim APS.nr.07/2019 të datës 26/11/2019,  ka liruar nga akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare Drejtorin e Departamentit Ligjor/Licencim A.M. Kjo gjykatë ka gjetur se Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave në momentin e nxjerrjes së vendimit për revokim të licencës kompanisë private Railtrans në vitin 2014, ka vepruar në përputhje me Ligjin për Hekurudhat e Kosovës, akteve nënligjore në fuqi, si dhe autorizimeve zyrtare institucionale.

Për më shumë detaje, ju lutem lidhuni me vegëzën e mëposhtme të njoftimit zyrtarë të bërë nga vetë Gjykata e Apelit:

https://apeli.gjyqesori-rks.org/2020/01/17/i-akuzuari-per-keqperdorim-te-detyres-zyrtare-lirohet-nga-akuza/

Recommend: